1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnë protestat në Egjipt, tërhiqet kryesia e partisë në pushtet

5 Shkurt 2011

Nën presionin e protestave masive, që kanë hyrë në ditën e dymbëdhjetë, sipas një njoftimi në televizion, është tërhequr kryesia e partisë në pushtet.

https://p.dw.com/p/10BGf
Sheshi Tahrir "Liria", Kajro - 4 shkurt 2011Fotografi: AP

Si rrjedhojë e presionit nga protestat masive, presidenti i Egjiptit Husni Mubarak ka reforumuar kryesinë e partisë Nacional Demokrate në pushtet. Si Sekretar i Përgjithshëm u emërua të shtunën (05.02.2011) Hossam Badrawi. Njëkohësisht i gjithë Komiteti Ekzekutiv i partisë është tërhequr, njoftoi një stacion televiziv të shtunën (05.02.2011). Edhe djali i presidentit Husni Mubarak, Gamal Mubarak është tërhequr nga posti i tij në kryesi duke u bashkuar me dorëheqjen e të gjithë lidershipit, u njoftua në televizionin shtetëror.

Përgatitje për një larigim „në dinjitet“ të presidentit

Nuk është ende e qartë nëse do të tërhiqet Husni Mubaraku nga postet e tij si kryetar partie dhe si presidentit. Politikanët egjiptianë janë duke u përpjekur për mundësitë e një „largimi me dinjitet“. Kryeministri Ahmed Shafik ka biseduar për këtë të shtunën me drejtuesit e demonstruesve. Këta theksuan në takim, se protestat nuk do të ndalen, derisa Mubaraku të tërhiqet nga posti. Aktivistët dhe kryeministri si rrjedhojë kanë biseduar mbi kalimin e kompetencave zyrtare. Si pasardhës i mundshëm është diskutuar zëvendëspresidenti Omar Suleiman, tha aktivisti Abdel-Rahman.

Demonstratat vazhdojnë

Fillimisht demonstratat u zhvilluan në mënyrë paqësore. Por reporterët thanë se gjatë natës duke gdhirë e shtuna ka pasur përsëri të shtëna. Presidenti Husni Mubarak nuk ka marrë parasysh ultimatumin që i është vendosur dhe nuk ka reaguar ndaj kërkesës për një dorëheqje të menjëhershme si president. Opozita kishte kërkuar që deri të premten presidenti të tërhiqej nga posti i tij.

Ägypten Vizepräsident Omar Suleiman
Omar Suleiman mund të marrë pushtetin përkohësishtFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas agjencive të lajmeve, politikanët me influencë dhe personalitetet e pavarura të vendit po negociojnë për krijmin e një qeverie tranizicioni. Sipas një iniciative të së ashtuquajturës "Këshilli i të urtëve", ish-shefi i shërbimit sekret Suleiman mund të marrë pushtetin përkohësisht dhe Mubaraku mund të mbajë më shumë një pozicion simbolik. Kryeministri Ahmet Shafik e hodhi poshtë këtë kërkesë menjëherë. Mubarak vetë ka deklaruar të enjten se nuk ka ardhur ende koha e duhur për të dhënë dorëheqjen.

Ägypten Husni Mubarak
Presidenti Husni Mubarak nuk ka marrë parasysh ultimatuminFotografi: AP

Këshilli i të urtëve i bëri thirrje lëvizjes protestuese që të dërgojë përfaqësues në bisedimet për një kalim paqësor të pushtetit. Pjesa më e madhe e demonstruesve kanë kërkuar deri tani me këmbëngulje dorëheqjen e menjëhershme të Mubarakut dhe shkëputjen e plotë nga sistemi i vjetër. Sipas faqes së internetit të "New York Times" në Egjipt është duke u menduar dërgimi i Mubarakut në Gjermani për një kontroll të zakonshëm shëndetësor, ose vendosja e tij në vendin turistik Sharm el Sheik.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi