1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Varshava mendon se edhe Rusia përgjegjëse për rrëzimin e avionit me presidentin Kaczynski

Ministri i Brendshëm polak, Jerzy Miller, përshëndeti raportin përfundimtar në lidhje me rrëzimin e avionit të presidentit polak në Smolensk. Ai tha se publikimi i këtij raporti i hap rrugën sqarimit të rrethanave.

Avioni i rrëzuar i presidentit polak, prill 2010

Avioni i rrëzuar i presidentit polak, prill 2010

Raporti i Autoritetit të Aviacionit të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura MAK, u prezantua të mërkurën në Moskë. Milleri tha se publikimi i këtij raporti i hap rrugën etapës tjetër, asaj të sqarimit të rrethanave, që çuan në tragjedinë ajrore të 10 prillit 2010, gjatë së cilës e humbën jetën ish-presidenti polak Lech Kaczynski dhe 95 persona të tjerë. Delegacioni polak po udhëtonte për në Katyn, për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për mijëra oficerë polakë të pushkatuar atje në pranverën e vitit 1940.

Përgatitje e pamjaftueshme

Milleri tha se as Polonia dhe as Rusia nuk ishin të përgatitur mirë për sigurinë e këtij fluturimi:

"Të dyja palët nuk ishin përgatitur në mënyrë të përsosur për një fluturim të sigurt. Po them njëkohësisht se ato ishin të papërgatitura edhe për fluturimin e datës 7 prill 2010."

Në këtë datë për në Smolensk dhe Katyn kishte udhëtuar me avion kryeministri Donald Tusk.

Rusia, tha Milleri i ka marrë parasysh vërejtjet e palës polake në lidhje me raportin, por nuk i ka botuar të gjitha.

Jerzy Miller (majtas), ministri i Brendshëm polak në një takim me Thomas de Maizière, ministri federal i Brendshëm gjerman

Jerzy Miller (majtas), ministri i Brendshëm polak në një takim me Thomas de Maizière, ministër federal i Brendshëm gjerman

"Jemi të pakënaqur, sepse sipas mendimit tonë në raportin e MAK-ut duhet të merreshin parasysh të gjitha vërejtjet e palës polake në lidhje me katastrofën," - tha Milleri.

Kaczynski i pakënaqur

Kreu i opozitës polake, Jaroslaw Kaczynski, vëllai i presidentit të vdekur, reagoi i zemëruar në lidhje me raportin e MIK-ut. Nuk ka asnjë dëshmi bindëse, që përgjegjëse për rrëzimin e avionit ishin vetëm polakët. Rezultatet më të rëndësishme të raportit bazohen në spekulime, tha Kaczynski duke shtuar:

"Raporti është tallje me Poloninë, dhe në këtë mes është shfrytëzuar qëndrimi i tërhequr i qeverisë së Donald Tuskut, qëndrim i cili nuk mund të mbrohet në asnjë mënyrë.“


Autor: Miroslaw Jablonski/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zx4e
  • Data 13.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zx4e