1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Van Rompuy: Shqiptarët një hap larg nga liberalizimi i vizave

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy deklaroi në përfundim të vizitës së tij në Tiranë se procesi i liberalizimit të vizave për shqiptarët është një hap larg

Kryeministri Berisha priti në Tiranë presidentin e KE-së, Herman Van Rampuy

Kryeministri Berisha priti në Tiranë presidentin e KE-së, Herman Van Rampuy

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Berisha, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy rikonfirmoi perspektivën evropiane të rajonit dhe të Shqipërisë, si pjesë e tij, dhe inkurajoi thellimin e reformave si kusht kryesor për progres në procesin e integrimit evropian. Kështu mesazhet që ai dha në Tiranë, në stacionin e fundit të turit ballkanik që kreu ditët e fundit, patën dimensione rajonale dhe enkas për Shqipërinë.


” Konfirmoj angazhimin e fortë të BE-së për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Berisha.


Duke sjellë argumenta për këtë mesazh ai tha se besueshmëria ndërkombëtare e BE-së dhe pesha e tij fillon në vendet përreth, prandaj BE bën shumë përpjekje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor.

Progresi drejt anëtarësimit në tregun unik më të madh të botës do të jetë një vlerë e madhe për të tërhequr investitorë të huaj dhe reduktuar papunësinë”, theksoi ai.

Integrimi evropian- bazë për të lënë pas të shkuarën konfliktuale në Ballkanin Perëndimor

Duke iu referuar të kaluarës konfliktuale të Ballkanit ai vuri në dukje se “me vlerat thellësisht tolerante dhe respektin për diversitetin, integrimi evropoian do të shërbejë njëherazi edhe si frymëzim për të lënë pas të shkuarën, pasi për herë të parë Ballkani Perëndimor ndan një vision strategjik për të ardhmen: integrimin në BE.”

Shqipëria- rruga drejt integrimit kalon nga thellim i reformave

Duke iu kthyer Shqipërisë ai tha se " mesazhi i tij është inkurajimi për të vazhduar reformat dhe rolin pozitiv që ajo luan në rajon".

Herman Van Rompuy vuri në dukje se rruga drejt BE ka shumë punë për të bërë dhe se zgjerimi i tij me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor do të bazohet në performancën e secilit vend, në arritjen e standarteve që kërkon integrimi. Axhenda e demokracisë, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten çështje thelbësore. Po kështu theksoi ai, edhe zbatimi efikas i reformave.

"BE do ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE por përgjegjësia mbetet tek shqiptarët dhe lidershipi I tyre”, paralajmeroi ai.

Liberalizimi i vizave për qytetaret e Shqipërisë- vetëm një hap larg

Me vizitën e tij në Tiranë, presidenti i Këshilit Evropian, Van Rompuy, shtoi shpresat se Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së do të marrë vendim përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave. “Liberalizimi i vizave, tha ai, është një hap larg.”

Ai shprehu gjithashtu besimin se edhe raportin i KE-së për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, do të jetë i drejtë dhe objektiv, pasi do të mbështetet në arritjet dhe sfidat që ka përpara Shqipëria.

Bashkëpunim rajonal- proces krahas integrimit evropian

Ky bashkëpunim u vlerësua shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Ballkanitit Perëndimor. ”Integrimi evropiann duhet shoqëruar me bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e tij. Por e ardhmja evropiane nuk zëvendësohet nga bashkëpunimi rajonal por ecën krahas tij. Jo në vend të.. por përveç tij edhe", tha ai.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të vazhduar reformat dhe afruar më shumë Shqipërinë me BE-në. Visita e presidentit të Këshillit Evropian në Tiranë, bëhet kur Shqipëria pret në nëntor vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave si edhe vlerësimin e Komisionit Evropian për aplikimkin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Autore: Ani Ruci / Tiranë

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PjUQ
  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PjUQ