1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iran Verhaftungswelle

18 Qershor 2009

Masa të mëdha njerëzish janë grumbulluar sot në Teheran. Deri tani veç demonstruesve në Iran janë arrestuar edhe shumë gazetarë.

https://p.dw.com/p/ITdM
Protesta në IranFotografi: DW

Në kujtim të viktimave të protestave kundër zgjedhjeve presidenciale në Iran, udhëheqësi opozitar Mir Hossein Musavi bëri thirrje që dita e sotme të shpallet ditë zie.

Demonstruesit e arrestuar në Teheran janë çuar në pjesën më të madhe në burgun famëkeq Evin në Veri të Teheranit. Ky burg me sa duket nuk ka më vend për të gjithë të arrestuarit, siç tregon zonja Mohamadi:

"Dje kam qenë në Gjykatën e Revolucionit. Nga prindërit e të arrestuarve dëgjova që fëmijëve të tyre iu desh ta kalojnë natën në oborrin e burgut. Ata kishin mundësi të telefononin shkurt me prindërit e tyre. Por burri im nuk më ka marrë në telefon as një minutë, deri tani."

Iran Wahlen Proteste Demonstration
Demonstrues në TeheranFotografi: mehr


Zonja Mohamadi kërkon të shoqin, gazetarin e arrestuar Ahmad Zeidabadi. Atë e morën nga shtëpia. Pas shkallëzimit të protestave pasoi një valë e re arrestimesh. Autoritetet futën në burg gazetarë me emër, të cilët janë cituar nga mediet perëndimore. Ahmad Zeiabadi ishte njëri prej tyre:

"Nuk e kam idenë, se ku është im shoq, me të vërtetë jo. Por një gazetar tjetër, zoti Alijanie, të cilin sapo e liruan, thotë se e ka dëgjuar zërin e burrit tim në burgun Evin. Autoritetet nuk më japin të dhëna. Madje as në kompjuterin e burgut nuk është regjistruar emri i tij."

E vetmja përgjigje, që ka marrë zonja Mohamadi nga autoritetet është: të arrestuarit do të lirohen vetëm atëherë, kur të jetë qetësuar gjendja.

Edhe shumë politikanë reformatorë iranianë, midis tyre ish-zëvendëspresidenti Mohamed Ali Abtahi dhe Said Haxharjan janë arrestuar. Të afërmit e gazetarit me emër të arrestuar dhe të reformatorit e njohin pak a shumë njëri-tjetrin. Shumë prej tyre janë arrestuar tashmë disa herë dhe iu desh të qendrojnë për disa kohë në burg. Por jo në formën e tanishme, të gjithë përnjëherë.


Megjithë arrestimet e shumta, përkrahësit e politikanit opozitar Mir Hosein Musavi kanë dalë prapë në mënyrë masive në rrugët e kryeqytetit. Të paktën në Teheran policia nuk përdor më vetëm mjete dhune. Nga ana tjetër, mbështetës të presidentit Ahmadinexhad planifikojnë kundërprotesta publike.

Autor: Shabnam Nuriam/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica