1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vaj medet o Volkswagen!

Koncerni VW pëson goditje të tjera. Parregullsi të reja dalin në dritë. Por nga drejtuesit kërkohet më shumë se vetëm fjalë vendosmërie. Gjërat duhen zbuluar sa më parë, mendon Henrik Bëhme.

Çfarë ka mbetur akoma? Sigurisht që mund të pritej që pas zbulimeve të para në skandalin e emisioneve të ndërtuesit më të madh evropian të automobilëve të vinin edhe gjëra të tjera të pakëndshme. Tani goditjet vijnë nga të gjitha anët. Nga njëra anë nga SHBA, ku autoritetet e mjedisit besojnë të gjejnë parregullsi të tjera. Nga ana tjetër hetimet e auditimit të brendshmëm dhe të këshilltarëve dhe avokatëve të jashtëm nxjerrin në dritë më shumë detaje. Përveç kësaj autoriteti amerikan i kontrollit të trafikut ka vënë në shënjestër koncernin e Wolfsburgut, sepse VW nuk i ka transmetuar si duhet të dhënat mbi aksidentet.

Njerëzit e duhur?

Për shefin e ri Matthias Müller është mjaft e mundimshme që ta drejtojë koncernin nëpër një fushë të minuar. Për më tepër kur nuk është e sigurtë, nëse personat, që tani janë aktivë, janë të pafajshëm. Müller ka qenë më parë shef te Porsche mjaft larg nga makinacionet e VW. Por nga ana tjetër, mjaft afër për të ditur diçka? Po ashtu si Hans Dieter Pëtsch, ekonomisti i dikurshëm i koncernit, i cilil ka vepruar për vite të tëra në qendrën e pushtetit. Ai është prej disa javësh kryeinspektor dhe në fakt edhe zbulues. Çfarë është dëgjuar prej tij në javët e fundit? Zakonisht asgjë dhe nëse po, fjali të tilla të tmerrshme si deklarata e djeshme e bordit mbikqyrës pas bërjes të ditur të parregullsive të reja. Situata e re duhet të shërbejë bordit mbikqyrës si nxitje, thuhet në të, për të bërë çfarë është e mundur.

Bomba është aktivizuar

Ose në Wolfsburg nuk e kanë kuptuar ende se bomba është aktivizuar. Ose e dinë, por duan ta evitojnë nga frikërat në personel dhe në bursë. Në bursë kjo nuk funksionon, aksionet e VW-pësuan këtë të mërkurë (04.11.2015) një rënie të madhe. Fundi i tatëpjetës nuk dihet. A e kanë të qartë shefat në Wolfsburg dhe kontrollorët e tyre se çfarë është në rrezik?

Eshtë mjaft e sigurt se perversioni i veprimeve të tyre rrezaton në të gjithë industrinë gjermane. Sepse fundja VW është krahas Siemensit koncerni më i rëndësishmen industrial i Gjermanisë. Por çfarë moçali duhet të jetë ky, kur akoma nuk komunikohet asgjë më të vërtetë përveç parregullsive të reja?

Bëni diçka!

Kur do të mësojë më në fund opinioni diçka më shumë? Pronarëve të makinave VW nuk u janë dhënë ende sqarime, sesi dhe kur do të fillojë kthimet. Ka patur një njoftim të vetëm në gazetat e mëdha gjermane, në të cilin ndërtuesi i automobilëve kërkonte falje dhe besim. Kjo ka ndodhur para disa javësh? Kaq ishte e gjitha. Kur lexon se duhet të ketë mijëra variante të ndryshme për të riparuar të gjitha makinat e prekura, duket sikur është një justifikim i maskuar, përse mbretëron atëherë qetësi?

Jo, kjo flet më tepër për atë se gjigandi i automobilëve në rrugën e tij drejt majave kishte dalë thjesht jashtë kontrollit. Mirë që bosi i ri të paktën këtë çmenduri e ka ndalur njëherë. Por kjo nuk është aspak e mjaftueshme. Tani gjithçka duhet të zbulohet dhe sa më parë. Tërheqjet e makinave duhet të fillojnë, edhe në qoftë se vetëm me një këst të parë. Ose duhet të ketë kompensime për pronarët e prekur të VW. Mund të ndodhë të kapërcimi i kësaj afere të ndjekë pas vite me rradhë koncernin. Gjithsesi klientët e zhgënjyer nuk duhen lënë të presin gjatë.