1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vadeful: Ne nuk jemi as në anën maqedonase as në anën greke

Deputeti gjerman Johan Vadeful, raportues i CSU-CDU për Maqedoninë, pohon në intervistë për Dojçe Vellen se është optimist qö zgjidhja e kontestit mbi emrin do të arrihet së shpejti.

default

Johan Vadeful, raportues i CSU-CDU për Maqedoninë

DW: Zoti Vadeful, cili është mesazhi juaj për autoritetet maqedonase në Shkup?


Vadeful: Unë jam i bindur se Maqedonia ka një shans shumë të mirë për t'u bashkuar me BE-në, por paraprakisht duhet të forcojë përpjekjet për të përmbushur kushtet për zbatimin e kritereve të Kopenhagës, por mbi të gjitha duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë.

DW: A fitoni përshtypjen se problemi mbi emrin po bëhet një çështje "të jetë apo të mos jetë"?

Vadeful: "Kjo është një çështje që duhet të marrë përgjigje, për të filluar negociatat. Ne nuk jemi as për palën greke, as për palën maqedonase, ne jemi neutralë dhe i inkurajojmë të dyja palët për të kapur çdo shans për arritjen e një kompromisi. "

DW: Autoritetet maqedonase thonë se bëhet fjalë për standarde të dyfishta. Kushtet janë përmbushur, ndërsa Komisioni ende nuk cakton një datë për Maqedoninë.

Vadeful: "Pozicioni i Gjermanisë është se negociatat mund të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, por çështja e emrit duhet të zgjidhet paraprakisht."

Johann Wadephul mit Antonio Milososki Mazedonien

Johann Wadeful me ministrin e Jashtëm maqedonas, Antonio Milososki, në Shkup



DW: A mund Gjermania, apo Bashkimi Evropian të angazhohen më shumë për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Vadeful: "Gjermania ka marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë, por edhe me Greqinë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar të dy vendet për të zgjidhur problemin. Unë shpresoj se udhëheqësit politikë të të dy vendeve do të përgatisin qytetarët e tyre se kompromisi nënkupton braktisje nga pozicionet e tyre të ngurta".

DW: A keni marrë ndonjë sinjal nga autoritetet maqedonase, me të cilin ata shprehen të gatshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen?

Vadeful: "Po, por unë nuk dua të flas për atë publikisht. Përshtypja ime është se autoritetet maqedonase e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë për të çuar vendin përpara."

DW: Sipas jush, cili është problemi më i madh, me të cilin po përballet shoqëria në Maqedoni?

Vadeful: "Unë mendoj se varfëria dhe papunësia mbi 30 për qind është një problem serioz. Ky është njëri nga problemet, që ai përmenda edhe kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai edhe ekipi i tij duhet me përkushtim ta luftojnë këtë problem".

DW: A vëreni vullnet të mjaftueshëm politik për ta luftuar korrupsionin?

Vadeful: "Ka progres në luftën kundër korrupsionit, por shpresoj se do të kapen edhe peshqit e mëdhenj e jo vetëm peshqit e vegjël."

DW: Vendet e Ballkanit do t'i bashkangjiten Bashkimit Evropian në pako, apo Maqedonia do të jetë më e shpejtë në këtë proces nga fqinjët e saj?

Vadeful: "Procesi i zgjerimit nuk është ndeshje, kushtet më të rëndësishme duhen plotësuar. Dera do të jetë e hapur për secilin vend, që i plotëson kërkesat."


Autor: Goran Petreski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAGE
  • Data 16.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAGE