1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Vështrim mbi Gjermaninë

Kush udhëton nëpër Gjermani do të kuptojë, se nuk mund të flitet për gjermanët. Historia dhe kultura e rajoneve i bën njerëzit të dallohen nga njeri tjetri.

Tifoza gjermanë festojnë fitoren e ekipit gjerman kundër Suedisë 24 qershor, 2006

Tifoza gjermanë festojnë fitoren e ekipit gjerman kundër Suedisë 24 qershor, 2006

Gjemania ndodhet në qendër të Evropës. Ajo kufizohet me Danimarkën në veri, me Hollandën, Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Çekinë dhe Poloninë. Kryeqyteti është Berlini.
Migrantë të moshuar

Migrantë të moshuar

Midis detit dhe alpeve Më shumë se 82 milionë njerëz jetojnë midis Detit të Veriut dhe Detit Balltik në veri dhe Alpeve në Jug të Gjermanisë. Disa vargmale e përshkruajnë këtë vend, në lumenjtë më të rëndësishëm të të cilit janë Rini, Danubi, Elba dhe Oderi. Liqenjtë ndodhen kryesisht në verilindje të vendit, në landin e Meklenburg- Vorpomanisë dhe në hyrje të Alpeve. Bregdeti në veri është i rrethuar nga disa ishuj.

3 tetor 1990, ceremonia e ribashkimit të Gjermanive

3 tetor 1990, ceremonia e ribashkimit të Gjermanive

Në zonat me popullsi më të dendur bëjnë pjesë Berlini, Hamburgu, Mynihu, zona e Ruhrit, Këlni dhe rajoni i Rinit dhe Majnit, rreth Frankfurtit. Koseguencat e Luftës së Dytë Botërore Pas Luftës së Dytë Botërore dhe socializmit nacional ishte që forcat fitimtare tëluftës e ndanë Gjermaninë. Republika Federale Gjermane (RFGJ) u krijua më 23 maj 1949 me futjen në fuqi të ligjit themeltar, pra të Kushtetutës. Kjo pjesë në perëndim të Gjermanisë përjetoi, me ndihmën edhe të aleatëve perëndimorë, të ashtuquajturën mrekulli ekonomike, motorri për ta vënë në lëvizje i të cilit ishte zona e Ruhrit me industrinë e saj të qymyrit dhe çelikut. Kurse pjesa lindore, në atë kohë Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), u krijua prej asaj zone të Gjermanisë që u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, dhe u lidh me bllokun lindor. Vetëm me shpërbërjen e bllokut lindor të shteteve dhe rënien e Murit të Berlinit, mur që ndau Gjermaninë, u arrit më 3 tetor 1990 ribashkimi i të dy pjesëve.

Passau, Danubi bavarez

Passau, Danubi bavarez

Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, përpiluesit e kushtetutës i vendosën vlerat themelore të shtetit në parimet bazë të lirisë dhe demokracisë, në principet e shtetit të së drejtës dhe në ndarjen e pushteteve. Po ashtu të drejtat themelore dhe ato qytetare si dhe principi i federalizmit u ankoruan në ligjin themeltar. Në këtë mënyrë shmanget shpërdorimi i detyrës nga qeveritarët dhe shkelja e të drejtave për të penguar rrugët që do të çonin në diktaturë sado i madh të jetë çmimi. Skenë e shumëllojshme kulturash dhe shoqëri në lëvizje Gjermania ka një skenë të ngritur me kalimin e kohës, një skenë të shumëllojmshme arti, muzike, teatri dhe letërsie. Mjeshtërit e vjetër duhen sot po aq sa artistët e rinj. Shoqëria në Gjermani ndodhet në lëvizje. Struktura e moshës së popullsisë zhvendoset, të moshuarit bëhen gjithnjë e më të moshuar ndërkohë që gjithnjë e më pak fëmijë vijnë në jetë. Paralelisht me këtë Gjermania është zhvilluar në 50 vitet e fundit në një vend ku migrohet. Aktualisht gati një e dhjeta e njerëzve që jetojnë në Gjermani kanë pashaportë të huaj, jo gjermane. Kurse shtatë milionë gjermanë janë me prejardhje jogjermane.