1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vështirësitë e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryeministri Thaçi: Të gjitha institucionet e Kosovës do të angazhohen për implementim, përfshirë EULEX-in, NATO-n dhe OSBE-në. Serbët e veriut vazhdojnë ta kundërshtojnë marrëveshjen.

Kosova dhe Serbia akoma nuk kanë arritur të hartojnë një dokument të përbashkët të quajtur plani i zbatimin të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve, e arritur me 19 prill ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Prishtina zyrtare tashmë e ka prezantuar planin e saj të implementimit të marrëveshjes në zyrën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ndërsa, Beogradi akoma është duke e studiuar këtë plan. Plani nuk është i njohur për publikun.

Hajredin Kuci

Hajredin Kuci

Zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuci, i cili e dorëzoi planin në Bruksel, thotë në vija të trasha se “plani i Prishtinës është plan i paqes”, dhe ai siguron serbët e veriut që marrëveshja është në të mirë të tyre.

“Gjendja nuk është e lehtë atje dhe ne po ashtu nuk krijojmë iluzion që gjërat mund të lëvizin shumë lehtë. Por, ne kemi besim të plotë që do të shtohet aktiviteti i bashkësisë ndërkombëtare i KFOR-it dhe EULEX-it, natyrisht edhe i institucioneve të Kosovës dhe plani të implementohet në tërësi”, thotë zëvëndëskryeministri Kuci.

Edhe Beogradi zyrtarë, nga ana tjetër, po u bënë thirrje serbëve të veriut që ta pranojnë marrëveshjen për veriun, por, serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë atë. Në mediat e huaja po vlerësohet, sic thuhet pragmatizmi i udhëheqjes aktuale në Beograd në raport me marrëveshjen.

Afrim Hoti Internationales Recht Professor Universität Pristina Kosovo

Prof. Afrim Hoti

Afrim Hoti, profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se “ky pragmatizëm i Beogradit ka të bëjë edhe me seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare që duan të shohin zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi”.

“Në radhë të parë e kanë kuptuar seriozitetin e diplomacisë gjermane si një diplomaci thelbësore në kuadër të Bashkimit Evropian dhe janë shumë të vetëdijshëm që rruga e Serbisë kah Bashkimi Evropian, nuk len hapësirë të interpretimeve të dyfishta ose blerja në kohe”, thotë Afrim Hoti.

Pikat e marrëveshjes për veriun e Kosovës duhet të zbatohen deri me datën 15 qeshor të këtij viti, kur shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen për të vendosur për t'i dhënë Serbisë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa, Kosovës datën e nisjes së negociatave për marrëveshjën e Stabilizim Asocimit, MSA. Mediat në Prishtinë, ndërkaq, shkruajnë se rezultati i dialogut Prishtinë-Beograd dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur, e ka përcaktuar qartë rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Implementimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka edhe një kosto financiare për buxhetin e Kosovës. Qeveria duhet të ndajë fonde shtesë për Asociacionin e Komunave serbe si dhe për katër komunat veriore-Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sidoqoftë, në gjysmën e majit është thënë se do të ndodhë edhe një takim ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq, për ta finalizuar dhe nënshkruar dokumentin e zbatmit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.