1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Vëlla i dashur taliban" - Qeveria afgane përpiqet për bisedime me afganët

Deri në 2014 trupat e huaja duhet të tërhiqen nga Afganistani. Por aktualisht trupat e NATO-s ende luftojnë kundër talibanëve. Qeveria afgane po përpiqet që të hyjë në bisedime me to.

Luftë në Afganistan

Luftë në Afganistan

Duket si një plan i besueshëm. Ndërsa NATO e ka shtuar përsëri numrin e trupave në Hindukush dhe ka ndërhyrë përsëri ushtarakisht ndaj kryengritësve, qeveria afgane duhet të nisë bisedimet për paqen. Ky ishte apeli, që presidenti Hamid Karzai bëri në qershor të 2010: "Vëlla i dashur taliban, ne jemi të gjithë afganë, le ta ndërtojmë vendin përsëri së bashku!"

Konfiskim armësh në Kos

Konfiskim armësh në Kos

Por një vit më vonë nuk ka siç duket ende kontakte të drejtpërdrejta me krerët e lartë të kryengritësve, për të mos folur për negociata. Ish funksionari i talibanëve, Abdul Salaam Saeef, vuri në pah arsyen pse: "Ne nuk duam të flasim me qeverinë e Karzait, e shumta me përfaqësuesit e NATO-s. Problem në fund të fundit janë të huajt, që janë kundërshtarë të talibanëve. Dhe vetëm ata janë të rëndësishëm".

Masoom Stanakzai nga këshilli i lartë i paqes së qeverisë afgane nuk e pranon këtë: "Ne iu përgjigjem që ju njerëzit ju mbajnë për të parëndësishëm. Ku është adresa juaj? Ju nuk jeni në gjendje të dilni nga strehimet e tyre të fshehta. Ne ju duam juve që të udhëheqni vendin?

Gazetari Fahim Dashty

Gazetari Fahim Dashty

Talibanët nuk heqin dorë nga synimi i tyre

Për qeverinë e Karzait dhe aleatët e tij koha nuk pret dhe këtë e dinë kryengritësit, thotë gazetari Fahim Dasty: "Ata janë të bindur se pas 2014 mund të ripushtojnë Afganistanin, në dy ose tre vjet. Përse duhet ata të negociojnë, kur ata kanë një pozicion kaq të fortë?

Talibanët ndjekin edhe më tej synimin për të restauruar diktaturën e tyre islamike reaksionare, për të cilën gazetari Dasty është i bindur. Prej kësaj talibanët nuk do të hiqnin dorë, për të mos folur për demokraci dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Seema Samar, kryetarja e Komisionit afgan për të Drejtat e Njeriut, mendon ndryshe: Përparimet e arritura prej 2001 kanë mbetur në vend pas  pritjeve, tha ajo, por afganët nuk arrijnë që vullnetarisht të jepen. Qeveria nuk mund të hyjë në bisedime me çdo kusht. "Të drejtat e njeriut nuk duhen shkelur. Procesi duhet të jetë transparent dhe të mbështetet nga publiku. Dhe gratë duhet të jenë të përfshira patjetër".

Rrugë në Chora provinca Urusgan

Rrugë në Chora provinca Urusgan

Pakistani duhet të përfshihet në proces

Nëse në këto kushte, apo në të tjera: Ndoshta do të duhej vetëm presion nga jashtë ndaj kryengritësve për të rënë dakord që të hyjnë në bisedime për paqe. Për këtë arsye ish-ambasadori britanik në Kabul, Sherrard Cowper Coles, thotë: "Pakistani duhet të përfshihet në këtë. Sepse në Pakistan talibanët kanë gjetur strehim me miratimin e  ushtrisë. Dhe kjo do të rriste presionin ndaj talibanëve".

Të menduarit strategjik nga Pakistani bazohet megjithatë në kalkulimet e brendshme politike dhe në marrëdhëniet me armikun për vdekje, me Indinë. Dhe kështu udhëheqësi i talibanëve Mullah Omar do të vazhdojë edhe më tej të luajë me kohën.

Autor: Sabine Matthay/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica