1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vëmendje për shtetin e ri kosovar - Në Berlin festohet sot trevjetori i pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2011

Intervistë me ambasadorin kosovar në Berlin, Vilson Mirdita

https://p.dw.com/p/10IUf
Ambasadori Vilson MirditaFotografi: DW

Trevjetori i pavarësisë së Kosovës përveç festimeve të shoqatave të ndryshme të diasporës kosovare festohet për herë të tretë edhe në formë institucionale. Në këtë mënyrë prania e ambasadës kosovare në kryeqytetin gjerman, Berlin ka bërë që në mënyrë institucionale të njihet edhe shteti i Kosovës. Kështu shprehet ndër të tjera ambasadori i Kosovës në Berlin, Dr. Vilson Mirdita.

Zoti Mirdita në intervistë për DW përmend vëmendjen që i kushtohet Kosovës në Gjermani, që tregohet edhe nga numri i madh i personaliteteve gjermane që do të marrin pjesë në pritjen e organizuar në Berlin nga ambasada shqiptare. Po ashtu një numër i madh ambasadorësh nga vende të ndryshme perëndimore do të jenë pjesë e këtij evenimenti festiv për pavarësinë e Kosovës. Një sërë aktivitetesh në të gjithë Gjermaninë kanë shënuar prej ditësh trevjetorin e pavarësisë së Kosovës në këtë vend.

Ndiqni intervistën në formatin audio:


Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi