1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria siriane zgjeron ofensivën kundër opozitës

Trupat e presidentit sirian Bashar al Assad po i vazhdojnë sulmet mbi qendrën e protestës Homs. Bombardimi po përqendrohet sërish te lagjja Bab Amro, raportuan veprimtarë të të drejtave të njeriut.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Ushtria e pati zgjeruar ofensivën e saj pas dështimit të rezolutës për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave të opozitës, gjatë saj të hënën vetëm në Homs u vranë të paktën 95 civilë. Ushtria është duke e ngushtuar rrethimin e Homsit dhe ka shenja se ajo mund të nisë një sulm për të hyrë brenda qytetit. Rreth 30 vetë vdiqën në provincën Idleb në veriperëndim të Sirisë dhe në provincën përreth kryeqytetit Damask.

Lavrov gjatë vizitës tek Assadi

Lavrov gjatë vizitës tek Assadi

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus Sergel Lavrov mbërriti për bisedime me Assadin në Damask. Lavrovi u përshëndet nga masa pro Assadit. Rusia së bashku me Kinën pari bërë të pamundur në Këshillin e Sigurimit dënimin e regjimit të Assadit. Me këtë të dyja vendet ngjallën indinjatë në mbarë botën. Opozita siriane e ka kritikuar ashpër qëndrimin e këtyre dy vendeve, duke thënë se vetot e tyre të së shtunës e kanë inkurajuar qeverinë siriane për të intensifikuar sulmet mbi Homsin. Turqia bëri të ditur se do të ndërmarrë një nismë të re për Sirinë.

Në foto, Ban Ki Moon

Në foto, Ban Ki Moon

Dy ditë pas dështimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është shprehur "i tmerruar" mbi dhunën në Siri. I dënoj sulmet, para së gjithash sulmet ndaj qytetit Homs, tha Ban në Nju-Jork. Mungesa e unitetit në Këshillin e Sigurimit nuk u jep "autoriteteve sirian kartabiankë për t'i zgjeruar sulmet ndaj popullit sirian" - tha Ban.

Autor: Agj. / Elert Ajazaj

Redaktoi: Esat Ahmeti