1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria siriane vazhdon sulmet

Sipas opozitës, forcat siriane kanë vazhduar sulmet ndaj bastionit të kryengritësve, Homs. Ndërsa Catherine Ashton ka siguruar Kombet e Bashkuara për ndihmën e BE-së në Siri.

Sulmet në Homs

Sulmet vazhdojnë

Sipas të dhënave të aktivistëve të opozitës armata siriane ka vazhduar sulmet e saj kundër bastionit të protestave Homs. Siç njoftojnë komitetet lokale, forcat e armatosura bombarduan lagjen e qytetit Gjurat al-Shaja dhe Al-Karabis. Edhe në pjesë të tjera të qytetit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme. Ndërkohë ministri i Jashtëm i Sirisë Walid Moallem është takuar në Pekin me homologune tij kinez Yang Jiechi. Rreth këtij takimi nuk është dhënë asnjë hollësi. Kina njëjtë si Rusia refuzon sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Sirisë.

Yang Jiechi pret homologun sirian Walid Moallem

Yang Jiechi pret homologun sirian Walid Moallem

BE mbështet misionin

Nga ana tjetër e ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme Catherine Ashton i ka siguruar Kombet e Bashkuara për mbështetjen e misionit të vëzhguesëve në Siri. Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare janë të gatshme që të "ofrojnë çdo lloj ndihme", tha Ashton në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ajo për këtë i ka bërë

Catherine Ashton

Catherine Ashton

një ofertë konkrete të ngarkuarit për Sirinë Kofi Annan dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB- së Ban Ki Moon. Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara nuk kanë njoftuar ende për ndonjë sukses vendimtar në negociatat e tyre me qeverinë siriane por megjithatë kanë arritur të vizitojnë provincën Daara.

Autor: dpa / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani