1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria shtyp protestën e opozitës në Bangkok

Pas protestave që zgjasin prej disa javësh ushtria ka hyrë me dhunë në lagjen e Bangkokut, që mbahej nga kundërshtarët e qeverisë. Nga përleshjet pati të vdekur dhe të plagosur. Udhëheqësit e këmishëkuqve u dorëzuan.

default

Nuk mungojnë as tanket

Udhëheqësit e opozitës në Tajlandë pas aksioneve të fundit të ushtrisë janë detyruar të kapitullojnë. Ata janë arrestuar prej forcave policore dhe kanë kërkuar prej ithtarëve të tyre, që t'u jepet fund demonstratave dhe rezistencës, për të evituar shtimin e numrit të viktimave.

Opozita heq dorë nga protestat

Megjithatë demonstruesit i kanë vënë flakën bursës dhe disa dyqaneve. Demonstruesit kanë sulmuar edhe një stacion televiziv në kryeqytet.

Unruhe und Gewalt in Thailand

Në veri të vendit janë sulmuar disa godina qeveritare. Korrespondetët dhe fotografët njoftuan se në Bangkok ka pasur sot të shtëna me armë zjarri dhe viktima në njerëz. Jozyrtarisht flitet për pesë të vrarë. Qeveria e Tajlandës pohon se gjendja është nën kontroll dhe se operacionet e forcave të sigurisë kanë përfunduar me sukses.

"Situata e krijuar ditët e fundit është futur nën kontroll. Siguria dhe paqja do t'i kthehet opinionit dhe qytetarëve. Qytetarët e brengosur për sigurinë e tyre duhet t'u drejtohen qendrave tona të sigurisë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Panitan Vatanayagorn.

Unruhe und Gewalt in Thailand

Këmishëkuqtë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Gjatë përleshjeve në rrugë të ditëve të fundit janë vrarë të paktën 40 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Ambasada gjermane ka kërkuar prej rreth 1.000 shtetasve gjermanë, që aktualisht gjenden në Bangkok, që të mos dalin nga banesat e tyre. Në mbrëmje në Bangkok do të vendoset ndalimqarkullimi.

Autor: dpa/Bahri Cani

Redaktoi. Angjelina Verbica

  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRlp
  • Data 19.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NRlp