1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria ruse 'nuk dëshiron të pushtojë territor gjeorgjian'

Kristina Nagel/ Moskë12 Gusht 2008

Rusia ka nën kontroll situatën në Osetinë jugore, pasi trupat gjeorgjiane u larguan, sepse nuk arritën t’u bënin ballë goditjeve ruse. Por synimi për pushtimin e territorit gjeorgjian është hedhur poshtë prej Moskës

https://p.dw.com/p/EvRS
Ushtar rus në Ckinvali, kryeqytetin e Osetisë Jugore
Ushtar rus në Ckinvali, kryeqytetin e Osetisë JugoreFotografi: AP

Mes Rusisë dhe Gjeorgjisë sundon ndërkohë një luftë propogandistike e vërtetë. Informacionet mbi situatën aktuale janë gjithmonë e më të vështira për t'u siguruar. Këshilli i Sigurimit të Gjeorgjisë deklaroi të hënën në mbrëmje se trupat ruse janë në ofensivë. Qëllimi i tyre është kryeqyteti Tbilisi. Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili deklaroi se trupat ruse duan të arrijnë të ndajnë Gjeorgjinë. Ata kishin marrë nën kontroll linjat më të rëndësishme të komunikacionit, autostratadat Lindje – Perëndim.

Ushtarët kishin pushtuar qytetin e Gorit në afërsi të kufirit de fakto gjeorgjiano- osetiano jugor dhe me këtë i janë afruar Tbilisit deri në 100 km. Sakashvili i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nxitojë me ndihma për vendin e tij. Këshilli i Sigurimit i OKB-s u mblodh me kërkesën e Gjeorgjisë për një takim urgjent. Mediat ruse flasin për një disinformacion. "Është një përpjekje e Gjeorgjisë , për të vënë në lëvizje Perëndimin që të ndërhyjë". Ministrat rusë hodhën poshtë si marrjen e qytetit Gori ashtu edhe lëvizjen e trupave në drejtim të Tbilisit. Përfaqësuesi i shtabit të përgjithshëm të forcave ushtarake ruse, Anatolij Nogovizyn kishte bërë të qartë edhe një herë të hënën pasidite se:

"Ne nuk do të kalojmë kufirin e zonës, që ndodhet nën përgjegjësinë tonë. Ky është qëndrimi ynë parimor. Trupat paqësore ruse nuk kanë për detyrë të marrin territorin e Gjeorgjisë".

Në Gjeorgji dyshojnë në përmbajtjen e vërtetë të kësaj deklarate. Trupat ruse të hënën në mbrëmje kishin depërtuar nga Abkazia për në territorin gjeorgjian. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se sulmet mbi bazën ushtarake në Gjeorgjinë perëndimore kanë qenë si kundërsulm. Aeroporti ushtarak i atjeshëm për një kohë të shkurtër u pushtua. Me këtë hap , thuhet se Rusia dëshiron të ushtrojë presion ndaj Gjeorgjisë. Ndërkaq trupat ruse duhet përsëri të tërhiqen në drejtim të Abkazisë.

E paqartë mbetet se si do të shkojë më tej në Luginën e Kodorit në Abkazi. Këtu trupat ruse dhe të Abkaziasë kishin rrethuar reth 1500 ushtarë gjeorgjianë dhe u kishin dhënë një ultimatum. Ministri i mbrojtjes i republikës së panjohur të Abkazisë, Merab Kischmarija, ndërkohë deklaroi:

“Sipas të dhënave tona, shumica e popullsisë civile në Luginën e Kodorit është larguar: Unë dua t'u drejtohem edhe një herë ushrisë gjeorgjianë me një lutje që të shfrytëzojë mundësitë që të largohet nga Tali. Në qoftëse ushtria gjeorgjiane qëndron në do të jemi të detyruar të veprojmë me dhunë.

Ky ultimatum u dha ditën e hënë në mbrëmje nga Moska. Duke kërkuar gjithashtu që të 1500 trupat të çarmatosen ose të sulmohen.

Gjeorgjia hodhi poshtë thirrjen për çarmatim, një ditë pasi autoritetet ruse thanë se po përgatiteshin për dislokimin e 9 mijë trupave në Abkazi.