1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ushtria gjermane bëhet me monument për nderimin e të rënëve

Pas një diskutimi dhe planifikimi disavjeçar Bundesveri ngre në Berlin një monument, me të cilin do të përkujtojë të vrarët. Ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung vuri të enjten gurin e themelit.

Ushtria gjermane bëhet me monument për nderimin e të rënëve

Ushtria gjermane bëhet me monument për nderimin e të rënëve, 27 nëntor 2008

Për herë të parë në historinë e tij Bundesveri ka një monument për nderimin e të vdekurve. Në mesin e vitit të ardhshëm do të jetë gati salla drejtkëndëshe, gurin e themelit të së cilës e vendosi ministri i mbrojtjes Franc Josef Jung. "Që prej themelimit të Bundesverit në vitin 1955 më shumë se 2.900 vetë kanë humbur jetën në detyrë. Deri tani nuk ka patur një vend, në të cilin të përkujtohen në mënyrë të denjë të gjithë të vdekurit e Bundesverit."

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung vendos gurin e themelit tek monumenti i ushtarëve të rënë, 27 nëntor 2008

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung vendos gurin e themelit tek monumenti i ushtarëve të rënë, 27 nëntor 2008

Këtu të afërmit mund të vendosin lule dhe kurora

Projekti i arkitektit Andreas Meck nga Mynihu e trajton disa herë temën e vdekjes. Në qendër të monumentit përkujtimor ndodhet një dhomë e heshtur, e cila ka ngjyrë të errët, ku drita bie nga lart. Këtu të afërmit mund të vendosin lule dhe kurora. Përveç kësaj, shpjegon arkitekti Mek, emrat e të vdekurve do të lexohen në mur të projektuara me dritë. "Ata shfaqen me ngadalë, pastaj mbetet. Ata mund t´i lexosh për disa sekonda dhe pas një farë kohe vjen një emër tjetër. Këto emra tregohen në beton me një ritëm fare të qetë."

Tema e vdekjes vihet re edhe në anën e jashtme të monumentit, që është e mbuluar me një veshje prej bronxi me të çara të vogla. Të çarat e panumërta, që duken si gjysëmhëna, simbolizojnë ushtarët.

Ushtar i Bundeswehrit

Ushtar i Bundeswehrit

Megjithë këtë simbolikë monumenti nuk do të përkujtojë vetëm ushtarët që kanë rënë në misione jashtë vendi. Ai i është kushtuar pa dallim të gjithë 2.900 të vdekurve të Bundesverit që prej vitit 1955 -kështu do ministria e mbrojtjes, që e ka planifikuar monumentin me iniciativën e vet.

Ky trajtim i njëjtë i të vrarëve ka ndezur kritika

Reinhard Führer, presidenti i shoqatës për përkujdesjen e varrezave gjermane të luftës, do të kishte dëshëruar një vend të posaçëm për të përkujtuar ushtarët e rënë. "Sepse ka një dallim të madh, nëse dikush nga menjelehtësia gjen vdekjen në një aksident të Bundesverit me fajin e vet, apo nëse atë e dërgon parlamenti në një mision ushatarak. Ky është për mua një dallim cilësor. Dhe prandaj besoj, se nuk është zgjidhur çështja se si t´i përkujtojmë në mënyrën e duhur, sepse të gjithë trajtohen barabar."

Ushtar i Bundeswehrit, Afganistan

Ushtar i Bundeswehrit, Afganistan

Edhe zgjedhja e vendit për të vendosur monumentin kritikohet. Që ai do të vendoset në territorin e ministrisë së mbrojtjes të kontrolluar rreptë. Salla e vendosur buzë sheshit të paradës do të jetë e hapur për publikun, por ajo ndodhet në një vend që është pak i frekuentuar. Sipas mendimit të shumë parlamentarëve një vend pranë parlamentit jo vetëm që do të arrihej me mirë nga të gjithë, por do të kishte qenë më i përshtatshëm edhe për shkak të lidhjes së Bundesverit dhe Parlamentit.

  • Data 28.11.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5Jq
  • Data 28.11.2008
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5Jq