1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria egjiptiane kërcënon me ndërhyrje

Protestat masive kundër presidentit egjiptian Mursi nuk kanë fund. Një demonstratë e madhe është paralajmëruar përsëri për fundjavën e ardhshme. Tani ushtria kërkon përfundimin e mosmarrëveshjeve.

Ushtria nuk do të qëndrojë duarkryq, në qoftë se demonstrata e planifikuar për fundjavën e ardhshme kundër presidentit Mohamed Morsi do të kthehet në një konflikt të pakontrollueshëm, tha shefi i ushtrisë dhe ministër i Mbrojtjes Abdel Fatah al-Sisi. Një "sulm ndaj vullnetit të popullit" nuk do të tolerohet.

Ekziston një ndarje në shoqëri, shkruan al-Sissi në rrjetin social Facebook. Në qoftë se ajo vazhdon atëherë ajo përbën një kërcënim për shtetin egjiptian. Duhet të arrihet një konsensus në mes të palëve. Ushtria nuk do të qëndrojë duarkryq nëse vendi futet në një konflikt që do të ishte i vështirë për t'u kontrolluar.

Shtohet presioni ndaj Mursi-ut

Komentet e ministrit ishin më të ashpërat e ushtrisë qysh se para një viti ajo i kaloi pushtetin presidentit Mursi.

Në foto, Mohammed Mursi

Në foto, Mohammed Mursi

Sidoqoftë, ato nuk konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë për presidentin i cili ishte takuar më parë me ministrin al-Sissi. Megjithatë ushtria shton presionin ushtarak mbi Mursi-un dhe Vëllazërinë e tij mbështetëse muslimane në mënyrë që ata të përfshijnë kundërshtarët e tyre në procesin politik, për të zgjidhur problemet e përkeqësuara ekonomike dhe sociale të vendit.

Opozita akuzon Mursi-n dhe Vëllazërinë Muslimane se janë duke u përpjekur që të kthejnë prapa Egjiptin në bazë të ideve të tyre. Ajo shpreson që përmes protestave masive të arrijë shpalljen e zgjedhjeve të reja. Vëzhguesit besojnë se është e mundur që opozita mund të mobilizojë shumë njerëz ngjashëm si në ditët e revolucionit që përmbysi regjimin e Hosni Mubarak-it në vitin 2011.

Guvernatori i Luxor-it jep dorëheqjen

Ndërkohë Mursi-ut iu desh të pranojë një disfatë: Guvernatori i emëruar vetëm para një javë dhe politikisht i diskutueshëm i provincës egjiptiane Luxor dëshiron të japë dorëheqjen. Ai do t'i paraqesë dorëheqjen e tij kryeministrit Hisham Kandili në mënyrë " që mos të derdhet asnjë pikë gjaku", tha Adel Al-Chajat të dielën në një konferencë për media të transmetuar në televizion.

Në foto, Adel al-Chajat

Në foto, Adel al-Chajat

Në shenjë proteste kundër emërimit të guvernatorit isamist dorëheqjen e tij e kishte paralajmëruar më parë ministri i Turizmit Hescham Sasu. Kandil nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe ka kërkuar nga ministri të qëndrojë në post deri në sqarimin e situatës.

Al-Chajat i takon Partisë për Ndërtim dhe Zhvillim e cila është krah politik i ish-grupit terrorist islamik Gamaa Islamija. Ky grup bëhet përgjegjës për një seri sulmesh të kryera në vitet e 90-ta. Ai akuzohet edhe për sulmin e kryer në vitin 1997 në tempullin Hatshepsut në Luxor ku u vranë 58 turistë të huaj në mesin e të cilëve ishin edhe 36 katër zviceranë dhe katër gjermanë.