1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtarakët sërish në pushtet - Puç në Mauretani

Fund i shpejtë për fillimin e ri demokratik. Ushtarakët kanë marrë pushtetin në Mauritani një vit e gjysmë pas zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

Puç në Mauretani, 6 gusht 2008 - Forcat policore kontrollojnë rrugët në Nouakchott

Puç në Mauretani, 6 gusht 2008 - Forcat policore kontrollojnë rrugët në Nouakchott

„Presideti u morr para pesë minitash nga një komando ushtarake. është krejt e sigurt se ky është puc!" Ajo vazhdon ende të ketë një celular, të ëmës ja kanë marrë. E bija e presidentit, Amal Mint Scheich Abdalli, flet me një frymë të mërkurën për radion franceze RFI: „Nuk kam dëgjuar të shtëna. Por ne nuk na lejohet të dalim jashtë dhe nuk mund të na vizitojë njeri. Ushtarët kanë hyrë në pallat. Para salloneve de kuzhinës ndodhen ushtarë të armatosur."

Puç në Mauretani, 6 gusht 2008

Puç në Mauretani, 6 gusht 2008

Ku ndodhet aktualisht presidenti Sidi Ould Scheich Abdallahi nuk dihet. Kryeministri dhe ministri i tij i brendshëm mbahen në një kazermë ushtarake në afërsi të pallatit presidencial. Gjendja është e qetë, por situata politike në Mauritani është e trazuar prej javësh. Gjendja u trazua edhe më shumë kur presidenti bëri të ditur se do të ndryshonte kokat udhëheqëse të ushtrisë.

Të mërkurën në mëngjes në radio u tha emri i komandantit të ri të ushtrisë. Pak më vonë ushtarët morrën nën kontroll radion shtetërore. Puci ushtarak është një goditje e procesit të demokracizimit të vendit. Në Mauritani u zhvilluan për herë të parë në vitin 2007 zgjedhje të lira. Presidenti properëndimor ndihej i sigurt me përkrahjen e Evropës dhe SHBA-ve. Por vëzhguesit e dinin se ai nuk do të qëndronte gjatë në pushtet. Alain Antil, specialit për Mauritaninë në institutin e kërkimeve IRIS në Paris: „Presidenti aktual është një ai që gjatë fushatës elektorale u përkrah nga junta ushtarake. Problemi është se presidenti përpiqet tani të distancohet nga njerëzit që e ndihmuan të vijë në pushtet. Ata i tregojnë atij tani se kanë në dorë mjetet për ta mënjanuar nga loja."

Presidenti Mauritanisë Sidi Mohamed Ould Cheikh Abdallah duke i dhënë dorën Gjeneralit Mohamed Ould Abdel Aziz

Presidenti Mauritanisë Sidi Mohamed Ould Cheikh Abdallah duke i dhënë dorën Gjeneralit Mohamed Ould Abdel Aziz

Janë shokët e vjetër ata që kanë bërë puc. Para së gjithash Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Duke qenë edhe drejtues i gardës presidenciale ai ishte përgjegjës edhe për sigurinë e shefit të tij. Nuk është cudi që ai mundi ta tërhiqte atë kaq lehtë. Së bashku me idhtarët e tij, ai krijoi në mesditë një "Këshill shtetëror" dhe i quajti të pavlefshme emërimet e reja në ushtri.

Presidenti ksihte kohë që kishet dyshime ndaj gjeneralëve. Ata kanë qenë nxitësit e një revolte në pqarlament. 48 deputetë dhe senatorë patën deklarur ditën e hënë daljen jashtë partisë në pushtet, dhe dorëzimin e posteve. Ata akuzuan qeverinë për keqpërdorim të financave dhe korrupsion. Por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për puç ushtarak.

Bashkimi Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki- Mun, shprehin keqardhjen për zhvillimin e ngjyrjeve atje

  • Data 07.08.2008
  • Autor Marc Dugge
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Erza
  • Data 07.08.2008
  • Autor Marc Dugge
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Erza