1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtarët gjermanë u dhanë lamtumirën e fundit shokëve të tyre në Kundus

Kush ndëmerr diçka në kundërshtim me fenë islame, kundër njerëzimit, kundër Afganistanit, është kundër paqes dhe sigurisë.

Pamje nga ceremonia e përmortshme në Kundus, më 22.10. 2008

Pamje nga ceremonia e përmortshme në Kundus, më 22.10. 2008

Ndërkohë që bundesvehri përforcon ndërhyrjen e vendosur në Afganistan dhe ndërsa qeveria kërkon dialog me talebanët, ushtarët gjermanë u dhanë lamtumirën e fundit shokëve të tyre në Kundus. Mbrëmë (22.10) arkivolet e trupave të tyre të pajetë mbërritën në Gjermani.

Edhe në ditët pas sulmit të përgjakshëm tek shumë njerëz në provincën e Kundusit mbizotëron ende tronditja.

Ky burrë jeton në të njëjtin rajon, në të cilin atentatori vetvrasës hodhi veten në erë pranë kolonës së makinave:

Handel mit Radios, Afghanistan

"Kjo është më e rënda që unë kam mundur të përjetoj. Kjo është kundër islamizmit, kundër njerëzimit. Terroristët vetëm dëmtojnë, ata nuk e marrin parasysh jetën e njerëzve".

Në një ceremoni të përmotshme, ushtarët në Kundus u dhanë lamtumirën e fundit shokëve të tyre të vrarë: "Ky ishte një apel i nderuar dhe shumë i dhimbshëm". Me këto fjalë e përshkroi një zedhënës i bundesvehrit ceremoninë. Kryetari i Asamblesë së provincës shprehu në fjalën e tij keqardhjen, si për ushtarët e vdekur, ashtu edhe për fëmijët, të cilët kishin vdekur nga atentati:

"Duhet të bëhet e qartë për të gjithë, se kush bën diçka kundër islamizmit, kundër njerëzimit, kundër Afganistanit, është kundër paqes dhe sigurisë. Ne i shohim këta njerëz, jo si afganë".

Të hënën, një atentator vetvrasës, i hipur mbi një motor, kishte hedhur veten në erë pranë një kolone makinash. Ushtarët gjermanë ishin së bashku me forcat afgane të sigurimit duke kontrolluar një depo me armë të fshehura. Të dy ushtarët parashutistë ndodheshin aty për të siguruar aksionin. Po ashtu pesë fëmijët, të cilët po luanin në trotuarin e rrugës, u bënë viktima të sulmit të përgjakshëm.

Direkt nga fushimi në Kundus erdhën në ceremoni 500 deri 600 ushtarë: " Ne kemi sjellë ushtarët këtu në rresht, që secili të kishte mundësi të ndahej nga shokët me një përshëndetje," kështu u shpreh komandanti i ekipit për rindërtim, koloneli Rainer Buske

Arkivolet me trupat e pajetë të ushtarëve pas ceremonisë atje, kanë mbërritur në Gjermani.

Të premten është planifikuar një ceremoni zyrtare në Zweibrücken në Rheinland-Pfalz.

  • Data 23.10.2008
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfPR
  • Data 23.10.2008
  • Autor Kai Küstner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfPR