1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ushtarët gjermanë dhe çrregullimet posttraumatike

Rastin më të ri për të diskutuar publikisht mbi çrregullimin posttraumatik, arsyet dhe mundësitë e terapisë e ofroi së fundi një kërkesë e ekspertes për çështjet e mbrojtjes në Partinë Liberale Elke Hoff.

default

Ministri i Mbrojtjes, Jung viziton Bundesverin në Kundus, 3.9. 2008

Ekspertja për çështjet e mbrojtjes në Partinë Liberale Elke Hoff, kërkoi prej qeverisë gjermane numrin e ushtarëve gjermanë të traumatizuar, që kthehen nga rajonet e krizave. Përgjigjja e ministrisë gjermane të mbrojtjes ishte: Në vitet 2006 deri 2008 është trefishuar numri i ushtarëve gjermanë, që vuajnë prej PTBS-së, (çrregullimi posttraumatik) nga 86 në 245. Sipas ministrisë, shumica e tyre janë ushtarë, që kanë kryer shërbim në Afganistan. Shoqata e ushtrisë gjermane (që mbron interesat e ushtarëve) thotë se numri i përllogaritur i rasteve të paraportuara është shumë më i madh.

Cilat janë shenjat e çrregullimit posttraumatik?

Nga jashtë sëmundja nuk është e dukshme pasi ajo gjendet në brendësi të trupit: çrregullimi posttraumatik prej stresit, shkurt: PTBS. Arsyeja për këtë janë përjetime, që psikika e njeriut nuk ia ka dalë t'i përpunojë - si lufta, tortura, përdhunimi apo katastrofat natyrore.

Por nga kjo sëmundje nuk vuajnë vetëm ata që kthehen nga rajonet e luftës. Në të njëjtat pasoja për viktimën mund të çojnë dhuna e pësuar në mënyrë individuale, si keqtrajtimi seksual, tortura, një sulm i papritur apo një pengmarrje. Nga kjo sëmundje mund të vuajnë edhe dëshmitarë okularë të një situate të jashtëzakonshme.

Der ehemaliger Hauptfeldwebel Frank Dornseif

Ish-kapiteni, Frank Dornseif i mbijetuar i një sulmi kundër bundesverit në vitin 2003, ku katër ushtarë humbën jetën duke folur për televizionin ARD. Ai ende vuan pasojat e ngjarjes tragjike

Nganjëherë njeriu reagon ndaj përjetimit pasi kanë kaluar muaj e madje vite. Kjo sëmundje vjen tinëz dhe vihet re shumë ngadalë. Ajo fillon me humbjen e gëzimit për jetën, i prekuri vetëizolohet dhe u shmanget veprimtarive sociale.

Çrregullimi bëhet më i qartë kur shfaqen depresione, çrregullime të gjumit, gjendje ankthi apo të ashtuquajtura "flashbacks" - gjatë të cilave krijohet ndienja sikur ngjarja të ishte duke u ripërjetuar. Shkaktari i tyre mund të jenë asrye banale në jetën e përditshme, si zhurma të caktuara, erëra apo ndërlidhje pamore me përjetimin-shock. Por ato mund të zhvillohen edhe vetëm në përfytyrimin e të prekurit. Simptomat e PTBS-së janë të shumanshme, ndonjëherë të padallueshme për mjedisin rrethues dhe shpesh viktimat duan ta fshehin sëmundjen që ndjejnë.

Çrregullimi posttraumatik - një proces i gjatë

Shoqata e ushtrisë gjermane përmend ndjenjat e turpit të gabuar si shpjegim për faktin që shumë pak ushtarë të prekur kërkojnë ndihmë profesionale. Për këtë arsye ministri i Mbrojtjes, Franz Josef Jung (CDU) thekson se duhet nxitur destigmatizimi i sindromës. Për zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të përkujdesjes ai po angazhohet për ndërtimin e një qendre kompetence dhe kërkimi.

Shpesh përballimi i çrregullimit posttraumatik është një proces i gjatë dhe kërkon një trajtim profesional psikik. Po aq vendimtare është këtu mbështetja në rrethin privat për t'u rikthyer në planin afatgjatë në jetën, që personi i prekur bënte përpara ngjarjes traumatike.

  • Data 12.02.2009
  • Autor Katrin Schilling
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gski
  • Data 12.02.2009
  • Autor Katrin Schilling
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gski