1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtarët amerikanë do të zhvendosen nga Iraku në Afganistan

Presidenti Bush do ta shfrytëzojë kohën që i ka mbetur për të dhënë edhe njëherë sinjale për rajonin, në të cilin ai është angazhuar më shumë. Në Irak dhe Afganistan.

Presidenti amerikan Xhorxh U. Bush

Presidenti amerikan Xhorxh U. Bush

Xhorxh Bushi u përpoq mjaft të gjente tonin e duhur. I kënaqur ishte, kjo dukej, por jo euforik.

"Armiku në Irak është i rrezikshëm, por ne jemi në ofensivë. Ushtria irakiane po lufton gjithnjë e më shumë pa ndihmën tonë. Një sukses, mbi bazën e të cilit trupat tona mund të kthehen në shtëpi."

Bushí bëri të ditur para oficerëvë ne Uashington se deri në shkurt të vitit të ardhshëm 8000 nga 145.000 ushtarët amerikanë në Irak do ta lenë këtë vend. Një numër jo shumë i madh ky. Por sipas fjalëve të presidentit në vitet e ardhshme mund të tërhiqen më shumë trupa. Këtë vendim mbetet ta marrë pasardhësi i tij.

Në fjalimin, ndoshta i fundit për luftën kundër terrorit, presidenti Bush pranoi se në Afganistan ndryshe nga Iraku ka më shumë dhunë: "Megjithë sukseset që kemi arritur në ktë vend, duhet bërë më shumë. Pas përvojës në Irak kjo do të thotë : Duhet të ketë më shumë siguri dhe më shumë ushtarë."

Amerikanët në nëntor do të dërgojnë një batalion të trupave elitare "Marines" në Afganistan, ky do të ndiqet më pas nga një brigadë e plotë. Gjithsej 5000 ushtarë më shumë do të shkojnë në Afganistan, ata së bashku me aleatët e NATO-s dhe ushtrinë afgane do të synojnë të zbrapsin militantët e Al-Kaidës. Sipas presidentit amerikan, Al-Kaida po i planifikon dhe kryen sulmet e saj gjithnjë e më shumë nga toka pakistaneze.

Bushi rikujtoi homologun e tij të sapozgjedhur në Pakistan, Zardari se lufta kundër terroristëve është edhe detyrim i tyre. Kjo është një luftë, ku për fat të keq herë pas here vriten edhe të pafajshëm, shprehu keqardhjen e tij presidenti amerikan.

Në fund të fjalimit të tij, Bush u rikthye në tonin e tij të sigurtë të triumfatorit.

"Talebanët dhe Al-Kaida nuk do të rikthehen në pushtet në Afganistan. Terroristët atje do të kenë po atë fat si në Irak, ne do t'i mundim."

Ndërsa kandidati demokrat për president, Barak Obama përkundër qëndrimit të Bushit do t'i japë fund luftës në Irak me një plan të afatshkurtër dhe të fiksuar qartë nga ana kohore. Në një fjalim në Ohajo, në kuadër të fushatës zgjedhore, Obama kritikoi ashpër presidentin Bush:

"Pa plan kohor për tërheqjen e trupave tona, qeveria irakiane nuk do të ndihet nën presion për t'u dhënë fund sherreve brenda saj. Parimi i Bushit për kthim të pjesshëm, varësisht nga suksesi i misionit, nuk do të thotë tjetër vetëm përsëritje e një gabimi strategjik, që i jep tonin politikës sonë për më shumë se pesë vjet.

  • Data 10.09.2008
  • Autor Karsten Shmister
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFIp
  • Data 10.09.2008
  • Autor Karsten Shmister
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFIp