1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtarë gjermanë në Irak?

Ushtarët gjermanë do të trajnojnë luftëtarët kurdë në luftën kundër milicëve të "Shtetit islamik". Por nuk ka asnjë garanci se ky mision do të jetë i suksesshëm.

"Duhet të mundim ushtarakisht milicët terroristë të IS." Kjo ishte shprehja e qartë e ministres së mbrojtes gjermane Ursula von der Leyen (CDU) për gazetën BILD. Sipas të dhënavë të saj rreth 100 ushtarë do të kujdesen për trajnimin e luftëtarëve Peshmerga në zonën autononme të kurdëve të Irakut. Sipas informacioneve të "Spiegel Online" që në fillim të vitit 2015 disa dhjetra ushtarë do të trajnojnë luftëtarët kurdë në Erbil, gjithashtu do të çohen edhe pajisje për gjetjen e minave dhe çmontimin e tyre.

Misioni i stërvitjes është në kuadër të aleancës ndërkombëtare kundër IS, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes. Gjermania ka nisur që më parë mbështetjen e luftëtarëve Peshemrga. Ushtria gjermane në vjeshtë u dhuroi furnizime, armë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Ausbildung kurdischer Soldaten in Hammelburg Von der Leyen 02.10.2014

Ministria gjermane e mbrojtjes Von der Leyen me luftëtarë Peshmerga, të cilët trajnohen në Gjermani

Stërvitje dhe pajisje ndihme si një koncept strategjik

Qeveria Federale mbështetet në një strategji që është përdorur edhe më parë në zona krizash ndërkombëtare. Ndihmë për të ndihmuar veten, është ajo që qendron mbrapa kësaj strategjie, edhe ushtarakisht. E njëjta gjë është bërë edhe më forcat e sigurisë në Afganistan, Somali, Mali ose së fundmi në Irak. Forcat lokale të këtyre vendeve duhet të kudjesen vetë më pas për sigurinë e tyre në vendet përkatëse.

Në fillim të vitit disa ministra dhe Presidenti i Federatës ishin dakort që Gjermania të merrte më shumë përgjegjësi ndërkombëtare, jo vetëm politike, por edhe ushtarake. Fondacioni për Politikë dhe Shkencë (SWP) e përshkuran kështu pozicionin e Gjermanisë në një publikim të ri: Gjermania do të marrë më shumë përgjegjësi, por mundësisht të mos bëhet direkt aktive ushtarakisht. Sepse kjo mund të ketë pasoja edhe për politikën e jashtme. Dhënia e armëve për luftëtarët Peshmerga shkatoi një debat për politikën e sigurisë.

Një mision trajnimi do të ndikonte në stabilizimin e situatës, thotë zëdhënësja e politikave të mbrojtjes së të Gjelbërve Agnieszka Brugger. Por ajo shton se pajisja e tyre me armë mund të thellojë akoma më shumë konflikitin.

Kobane Kurden Peschmerga Kämpfer 08.11.2014

Luftëtarët Peshmerga në Kobane

Edhe SWP del në përfundimin se "armatimi dhe stërvitja" nuk do të thotë direkt paqe. Përshembull në Mali në vitin 2013 shumë ushtarë të stërvitur nga SHBA iu bashkuan grupeve islamke dhe luftuan kundër qeverisë. Edhe në Irak shumë ish ushtarë luftojnë për IS.

Kujat: "Duhet të jemi të gatshëm për ndihmë"

Ish-gjenerali i ushtrisë gjermane Harald Kujat nuk shikon asnjë alternativë tjetër në ndihmë të luftëtarëve kurdë: "Ky është një vendim i marrë në situatë emergjente. Nuk mund të rrimë mënjanë, por të jemi të gatshëm për të ndihmuar," thotë Kujat në një bisedë me DW. "Ata të cilët mund të bëjnë diçka kundër IS janë luftëtarët Peshmerga." Por tani Qeveria Federale tani ka detyrimin të sqarojë çështjet ligjore që lidhen me misionin.

Kabineti do ta bëjë këtë ndoshta deri në mes të javës që vjen. Sipas zëdhënësit të Qeverisë Seibert për misionin e trajnimit do të vendoset në takimin e ministrave të mërkurën. Më pas është Bundestagu ai që duhet të aprovojë dërgimin e trupave trajnuese.