1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Uruguaji legalizon tregun e marihuanës

dpa/Shota Bukoshi12 Dhjetor 2013

Të ndalohet apo legalizohet marihuana? Kundër vullnetit të SHBA-së Uruguaji zgjodhi variantin e butë. Tregu dhe kultivimi legalizohen me kujdes. Opozita kundërshton vrullshëm.

https://p.dw.com/p/1AXYc
Fotografi: Getty Images/Afp/Pablo Porciuncula

Uruguaji është shteti i parë në botë, i cili legalizon kultivimin dhe shitjen e mariuhanës nën mbikqyrje. Regullorja është edhe më liberale se ajo në Holandë. Pas një seance 13-orëshe senati votoi me një dallim shumë të vogël, 16 vota pro dhe 13 kundër, për këtë nismë të qeverisë. Kjo iniciativë tashmë është miratuar nga dhoma e deputetëve.

Presidenti i majtë José Mujica shpreson se me këtë hap do të ngrejë efikasitetin në luftë kundër karteleve të drogës. “Kjo nuk ka të bëjë me kijimin e një sistemi ku tymosja e barrit është e lirë”, theksoi ai në fundjavë. Opozita e këtij vendi amerikano-jugor, e kritikoi këtë nismë si gabim të rënde dhe synon ta kundërshtojë këtë ligj si antikushtetues apo të organizojë një referendum gjithëpopullor.

40 gram mariuhanë në muaj

Sipas ligjit të ri blerja deri më 40 gram mariuhanë në muaj do të ishtë e mundshme në barnatore. Personat privatë do të kishin të drejtë të kultivonin deri në 6 bimë canabisi. Madje do të lejohen të ashtuquajturat mariuhana-clube me 15 deri më 45 anëtarë. Këto mund të mbajnë deri në 99 bime canabisi.

Uruguay erlaubt Marihuana-Handel
Fotografi: Getty Images/Afp/Pablo Porciuncula

Kultivimi dhe tregtia duhej të kontrollohen nga një komision shtetëror. Kështu do të përjashtohet mundësia e kontrabandimit të mariuhanës nga kultivimet ilegale. Konsumuesit duhej të regjisrohen në një regjistër. Kurse të miturit dhe të huajtë nuk kanë të drejtë kosumimi. Fillimi i shitjës legale pritet tek në mes të viti 2014.

Dallimet me Holandën

Ndryshe është situata në Holandë e cila shërben shpesh për krahasim: Atje është kultivimi dhe tregtia me shumicë e mariuhanës e ndaluar. Vetëm shitja e sasive të vogla në të ashtuquajturat Coffeeshops tolerohet. Faktikisht janë këto Coffeeshops të detyruara që ta sigurojnë mallin e tyre në menyrë ilegale që mandej ta shesin në mënyrë legale.

Debate të ashpra

Ky ligj “nuk ka të bëjë me krijimin e një tregu për mariuhanë”, thekson senatori Jorge Conde nga koalicioni qeveritar Frente Amplio. Por ligji është i përshtatshëm për uljen e ofertës dhe kërkesës. Vëtem me dhunë policore nuk mund t'i kundërvihemi trafikut të drogës. Alberto Couriel nga partia e njëjtë flet për “një moment historik për Uruguain”. Ky vend me 3,2 milion banorë më parë kishte legalizuar martesën e së njejtës gjini dhe zbuti ligjin e abortimit.
“Ky ligj ofron zgjidhje të gabuara dhe të shfenuara”, kritikon senatori opozitar Jorge Larrañaga. “Ai hap një portë humnere dhe anashkalon nevojat e vërteta të uruguajanësve.”

Uruguay erlaubt Marihuana-Handel
Fotografi: Getty Images/Afp/Miguel Rojo

Temë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Ky ligj do të jetë njëra ndër temat më të mprehta në zgjedhjet presidenciale në tetor 2014. Në rast se fiton opozita, mendohet se ajo do të tentojë ta shfuqizojë këtë ligj. Kështu u shpreh edhe senatori opozitar Alfredo Solari: “Teoria që përmes ligjit mund të zvoglohet tregu i drogës nuk është vërtetuar.”

Edhe në popullatë kjo iniciativë shkaktoi debate të ashpëra. Një anketë e publikuar nga gazeta “El País” tregon që vetëm 29 përqind e të anketuarve e përkrahin legalizimin e tregut të mariuhanës, ndërsa 64 përqind janë kundër. Deri tani i lejuar ishte posedimi dhe konsumimi i canabisit për nevoja personale, por jo edhe tregtimi dhe kultivimi.