1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Urime Viti i Ri - Çfarë e pret qeverinë gjermane në vitin 2010

Qeveria gjermane është krijuar para tre muajve. Prandaj viti 2010 do të jetë viti i parë i plotë që do ta fillojë në këtë përbërje. Peter Stützle hedh një vështrim në detyrat që e presin kancelaren Angela Merkel

default

Angela Merkel është kthyer në Berlin, ka përfunduar pushimet dimrore dhe fjalimin e Vitit të Ri. Më 4 janar do të fillojë sërish të qeverisë vendin. Punë ka sa të duash, sepse asnjë prej problemeve nuk është zgjidhur vetvetiu gjatë festave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel (30.12.2009) i drejtohet qytetarëve me rastin e festës së Vitit të Ri

Kancelarja gjermane Angela Merkel (30.12.2009) i drejtohet qytetarëve me rastin e festës së Vitit të Ri

Urime pra Viti i Ri, për shembull, me vrima të reja në buxhet. Në nëntë muajt e parë të vitit 2009, shteti, landet dhe komunat janë futur pesë herë më shumë borxhe se sa një vit më parë: gati 100 miliardë euro. Koalicioni në Berlin pak para Krishtlindjeve ka vendosur që nga 1 janari t'i ulë tatimet, për shembull, për trashëgimtarët dhe pronarët e hoteleve. Norbert Lammert, kryetari i parlamentit, përfaqësuesi i dytë i shtetit dhe shoku partiak i kancelares Merkel, ka kritikuar ashpër këto masa. Sipas tij, ligji...

„…përveç disa rregullave të kuptueshme, parashikon edhe disa rregulla për të cilat mendoj se nuk janë të mira dhe të arsyeshme.“

Lammert kritikoi partnerët në koalicion. Zëvendësi i zëdhënësit të qeverisë, Christoph Stegmann, kumtoi:

„Mund t'ju them vetëm se qeveria e ka miratuar me bindje të plotë ligjin për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Qeveria federale është e gëzuar që ligji do të futet në fuqi me 1.1. 2010.“

Ligji për nxitjen e zhvillimit ekonomik nënkupton uljen e tatimeve, me shpjegimin se kjo do të nxitë koniukturën. Por kancelarja Merkel që në nëntor ka deklaruar:

„E vërteta mund të thuhet me një fjali të vetme: problemet do të jenë edhe më të mëdha, para se të bëhet më mirë."

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Situata nuk ka ndryshuar as sa i përket bombardimeve të autocisternave në Afganistan në shtator. Ish-Ministri i Mbrojtjes Jung ka dhënë dorëheqjen, ndërsa pasardhësi i tij Karl-Theodor zu Guttenberg, gjendet në shënjestër të kritikave. Tani edhe vet kancelarja duhet të mbrohet ndaj kritikave, se para deklaratës qeveritare me 8 shtator, ka qenë e informuar për viktimat civile. Komisioni parlamentar hetimor do të ketë shumë punë gjatë marrjeve në pyetje, të cilat fillojnë në janar.

Afganistani po shkakton edhe mosmarrëveshje të tjera. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle në një intervistë të botuar në një gazetë pas Krishtilindjeve ka deklaruar: „Në qoftë se konferenca për Afganistanin në Londër shndërrohet në konferencë për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan, unë nuk do të shkojë fare atje.“

Zëdhënësi i tij, Andreas Peschke, me mundim të madh përpiqej që deklarata të mos kuptohet si kërcënim. Ministri është i interesuar që në konferencën e 28 janari në Londër të flitet për qëllimet dhe strategjinë që duhet ndjekur në Afganistan, shpjegoi ai.

„Nëse konferenca e Afganistanit, përkundër përpjekjeve dhe pritjeve tona, shndërrohet në konferencë për dërgimin e trupave shtesë, natyrisht që nuk do të kishte kuptim që atje të shkojë edhe një ministër i jashtëm.“

Rezistenca ndaj dërgimit të trupave shtesë është përhapur edhe jashtë qerqeve qeveritare. Prandaj do të jetë interesant të shihet përgjigja e qeverisë gjermane, ndaj dëshirave të partnerëve në Uashington.

Por në janar fillimisht në rend dite në Bundestag do të jetë buxheti për vitin 2010. Propozimi i qeverisë është miratuar në kabinetin qeveritar pak para Krishtlindjeve dhe parashikon më dalje mw tw shumta dhe borxhe të reja. Minsitri i Financave, Wolfgang Schäuble thotë:

„Sipas mendimit të ekspertëve në Gjermani, Evropë dhe Botë do të ishte mirë që kriza ekonomike dhe politika financiare të mos shikohen duarkryq por të ndërmirren masat e duhura.“

29.12.2009 DW-TV JOURNAL WIRTSCHAFT ZAHL DES TAGES ZDT Silvester ENG

Kursime në Gjermani do të ketë prej vitit 2011. Se cfarë masash konkrete do të ndërmirren, ministri do të bëjë publike, sipas të gjitha gjasave, pas zgjedhjeve në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, të cilat zhvillohen me 9 maj.

Autor: Peter Stützle / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHvl
  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHvl