1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Urdhërarreste të reja kundër gazetarëve në Turqi

Sërish qeveria turke vepron kundër mediave. Sipas një raportimi mediatik është urdhëruar arrestimi i 35 gazetarëve. Ata akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen.

Agjencia e lajmeve Anadolu bën të ditur, se 9 gazetarë janë arrestuar ndërkohë, por urdhërarrestet janë dhënë për 35 gazetarë. Anadolu njoftoi të enjten (10.08), se mes të arrestuarve është edhe redaktori i gazetës kritike "Birgün". Gazetarët akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e bën përgjegjës për përpjekjen për puç në korrik 2016. Sipas Anadolu ata akuzohen për anëtarësinë në një organizatë terroriste.

ByLock si provë për autoritetet

Gazetarët akuzohen konkretisht se kanë përdorur shërbimin e mesazheve të celularëve, ByLock. Përmes këtij shërbimi ndër të tjera kanë komunikuar edhe përkrahësit e Gylenit, për përgatitjen e puçit.

Qeveria turke e përdor ByLock si provë kundër përkrahësve të Gylenit. Kush e ka këtë App në celularin e tij, sipas Ankarasë është i dyshuar për lidhje me lëvizjen e ndaluar të Gylenit.

Sipas autoriteteve turke ky App u zhvillua qëllimisht për lëvizjen Gylen, me qëllim që anëtarët e saj të komunikojnë në mënyrë të koduar me njëri-tjetrin. Sipas tyre ky shërbim nuk gjendej gratis në internet, por dhurohej brenda lëvizjes Gylen.

Por shërbimi i BYLock ka qenë ofruar në internet gratis nga shtatori 2014 atë mund ta gjeje e shkarkoje në "Apple App store" dhe nga marsi 2015 në "Google Play Store".

la/(dpa, afp)