1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ups and downs - Përpjekjet e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit që nga koha e Gensherit

Çfarë ka ndodhur me planet gjermane për të marrë një vend të përhershëm në një Këshill Sigurimi të zgjeruar? Deklaratat nga Berlini kanë qenë më parë më të qarta se ato të qeverisë së tanishme.

default

Logo, Gjermania kandidate për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit

Për politikën e jashtme gjermane Këshilli i Sigurimit është "zemra e rendit ndërkombëtar të paqes". Kështu lexohet në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme gjermane. Në të njëjtën kohë që prej ribashkimit gjerman një nga objektivat më të rëndësishëm të politikës së jashtme gjermane është reformimi i instancës më të lartë të OKB-së.

Synimi një vend i përhershëm

Kur Hans-Dietrich Genscher në shtator të 1991-shit foli për herë të parë si ministër i Jashtëm i Gjermanisë së bashkuar, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork mund të dallohej rruga e re gjermane:

UN Sicherheitsrat New York Dossierbild 3

Salla e mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit

"Gjermania e bashkuar pozicionohet njëherë e përgjithmonë në anën e paqes dhe demokracisë, në anën e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Ne duam të përballemi si Gjermani evropiane me sfidat globale të botës. Çdo njeri në glob duhet të dijë se është për ne i afërmi ynë."

Ishte pasuesi në detyrë i Genscherit, Klaus Kinkeli, i cili në mes të viteve '90, hoqi dorë nga diplomacia e formulimeve të politesës dhe në mënyrë mjaft ofensive kërkoi një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për Gjermaninë:

"Këshilli i Sigurimit vazhdon ende sot të pasqyrojë botën, siç ishte në fund të Luftës së Dytë Botërore, pa marrë parasysh rëndësinë, që kanë fituar Japonia dhe Gjermania. Unë i falenderoj të gjitha ato vende anëtare dhe shtete, të cilët përkrahin një vend të përhershëm për Gjermaninë në Këshillin e Sigurimit."

Gjermania dhe Japonia, si fuqi me të drejtë vetojë përkrah SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës? Partnerët dhe aleatët e Gjermanisë reaguan ose me një buzëqeshje të lehtë, si p.sh. SHBA-ja, ose e refuzuan hapur propozimin, si p.sh. Franca dhe Italia.

5 + (5 + 5) = 15

Infografik Der Weltsicherheitsrat

Përbërja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Me qeverinë e socialdemokratëve (SPD) dhe të gjelbërve (Die Grünen) në vitin 1998 diskutimi mori një hov të ri. Socialdemokratët dhe ekologjistët ranë dakord në marrëveshjen e koalicionit, që të luftonin për një vend të përhershëm për BE-në në Këshillin e Sigurimit. Por në politikën reale fjala ishte për Gjermaninë. Në radhë të parë ish-kancelari Gerhard Schrëder kërkoi me shumë vetëbesim një vend të përhershëm për Gjermaninë. Të gjitha kritikat, sipas të cilave Gjermania nuk mund ta luante këtë rol, ai i hodhi poshtë:

"Kushdo, që pretendon diçka të tillë, flet gabim. Ne jemi kontribuesi i tretë më i madh në Kombet e Bashkuara, jemi të dytët sa i takon numrit të trupave të vëna në dispozicion për OKB-në. Çfarë përgjegjësie kërkohet më shumë?"

Schrëder tërhoqi vëmendjen, se shumë vende në Afrikë dhe Azi dëshirojnë fort një vend të përhershëm për Gjermaninë në Këshillin e Sigurimit, për ta bërë instancën më të lartë të OKB-së më të drejtë dhe efektive:

"Kjo është pjesë e pritjeve ndaj një Gjemanie më të madhe dhe moderne dhe ne duhet ta plotësojmë atë."

Në vitet e qeverisjes së socialdemokratëve dhe të gjelbërve deri në vitin 2005 ishin në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën presidentin George W. Bush, që minuan përpjekjet gjermane për një vend të përhershëm. Një nga arsyet ishte se dueti Schrëder/Fischer refuzoi qartë dhe me forcë luftën në Irak. Këtë presidenti Bush nuk mund dhe nuk donte ta falte.

UN Milleniumsgipfel New York Angela Merkel

Angela Merkel flet para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 21 shtator 2010

Por për ish ministrin e jashtëm Joschka Fischer rruga gjermane tashmë ishte përcaktuar. Dikur do të ndodhë një reformë e Kombeve të Bashkuara, përsëriste shpesh Fischer:

"Deri atëherë duhet shpuar një shtresë shumë e trashë. Për këtë duhen para dhe durim, dhe ne i kemi të dyja."

Në shtator të 2007-s, Angela Merkel, si kancelare e re në krye të koalicioni të madh mes kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, e përsëriti dëshirën gjermane për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Por ajo e bëri këtë në mënyrën e saj: me ton të qetë dhe diplomatik. Merkel iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme me argumentin se "Gjermania është e gatshme të pranojë më shumë përgjegjësi".

Por Unioni Kristiandemokrat/Kristiansocial nuk qeveris më me socialdemokratët, por me liberalët e FDP-së. Këta të fundit gjatë qeverisjes së Schrëderit, si parti opozitare, patën luftuar për një vend të përhershëm të BE-së në Këshillin e Sigurimit.

Autor: Sandra Petersmann/Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 12.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PcQP
  • Data 12.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PcQP