1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

UNMIK-u i gatshëm të ndërmjetësojë një takim mes Tadiçit dhe Sejdiut

Zyrtarë të UNMIK-ut, shprehin gatishmërinë të ndërmjetësojnë një takim ndërmjet, Presidentit të Serbisë Boris Tadiç dhe presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

default

Selia e UNMIK-ut në Prishtinë

Administrata e Kombeve të Bashkuara,  është shumë e interesuar që të ulë në një tavolinë,  udhëheqësit politik kosovar dhe ata serb, për të diksutuar shumë cështje që preukopojnë të dyja vendet Kosovën dhe Serbinë. Misioni i UNMIK-ut, i cili që nga shpallja e pavarësisë  po përpiqet të luaj rolin e një ure lidhëse ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, është i gatshëm të jetë edhe ndërmjetësues i drejpërdrejt  një takimi të nivelit të lartë, Prishtinë-Beograd. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thënë se ky mision do të ishte i lumtur nëse ndodhë një takim i tillë. Këtë gatishmëri ndërmjetësimi,  UNMIK-u e ka shfaqur pas një deklarate të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili është shprehur i gatshëm që ta takojë presidentin serb, Boris Tadiq, mirëpo në praninë e një pale ndërkombëtare. Por, presidenti Sejdiu, ka thënë se takimi me palën serbe do të mund të përqëndrohej vetëm në çështjet e fqinjësisë dhe të raporteve mes dy vendeve sovrane, duke kundërshtuar mundësinë e rihapjes së çështjes së statusit, ashtu sic kërkon pala serbe e Beogradit.

"Jam i gatshëm që të takohem me presidentin serb, Boris Tadiq, por gjithmonë si një president i një shteti sovran dhe të bisedojmë për cështje që janë në interes të dy pupojve. Ansjëherë dhe në asnjë rrethanë, nuk do të bisedoja për cështje dhe tema që Serbia mund t'i hap, për cështje statusi apo për ta mbajtur peng Kosovën" thotë presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu, nuk pranon që UNMIK-u ta luaj rolin e ndërmjetësuesit në bisedat e mundshme Prishtinë-Beograd.

"Ne UNMIK-un e cilësojmë ndihmëtar në procesin e përmbylljes së misionit, dhe jo që UNMIK-u të ndërmjetësojë ndonjë takim Prishtinë-Beograd", thotë presidenti Sejdiu.

Administrata e Kombeve të Bashkuara, pati filluar një seri bisedash me autoritet e Beogradit, në përpjekje për të zgjidhur shumë probleme që janë shfaqur me pjestarët e komunitetit serb të Kosovës ku ata janë shumicë. Bisedat ngecen në vend, për faktin që UNMIK-ut i mungonte përkrahja e Prishtinës zyrtare e cila kërkon respektimin e Kushtetutës së Kosovës, ndërsa në anën tjetër,  Beogradi nuk e njeh këtë Kushtetutë por,  të vetmin autoritet që njeh në Kosovë, është rezoluta 1244 e KS-it. Të ndodhur në një situatë të tillë, zyrtarë të UNMIK-ut janë shprehur se për një kohë nuk planifikojnë të takohen me autoritetet e Beogradit.

  • Data 04.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBLN
  • Data 04.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBLN