1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

UNMIK-u duhet kthyer në mision diplomatik

Zyrtarë të UNMIK-ut në Prishtinë, thonë se do të vazhdojnë punën derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë për ndryshimin ose jo të rezolutës 1244, të kërkuar nga Prishtina zyrtare. Nga rezoluta varet puna e UNMIK-ut.

UNMIK -u në Kosovë

UNMIK -u në Kosovë

Zyrtarë të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, thonë se ata do të vazhdojnë punën nën mandatin e rezolutës 1244 të KS-it dhe nuk ndihen të kërcënuar nga kërkesat e vazhdueshme të Prishtinës zyrtare për zhvleftësimin e Rezolutës 1244. Kërkesa për zëvendësimin e rezolutës 1244 me një rezolutë të re e cila njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë, u bë në seancën e fundit të KS-it për Kosovën nga shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russel Geekie, i tha DW se kompetencat për ndryshimet eventuale të rezolutës për Kosovën i ka Këshilli i Sigurimit.

“UNMIK-u do të vazhdojë të punojë në kuadër të mandatit të tij që vjen nga Këshilli i Sigurimit, derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë ndryshe. Mendoj se ajo që kemi dëgjuar në seancën e fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ishte një mbështetje për punën tonë nga anëtarët e këshillit”, thotë zëdhënësi Russel Geekie.

UNMIK-u i padëshiruar

Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kohë që ka bartur shumë kompetenca tek institucionet e Kosovës. As udhëhehqësit politik kosovarë ka kohë që nuk kanë takuar zyrtarisht shefin UNMIK-ut, Lamberto Zanieri. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russel Geekie, thotë se ai është i vetëdijshëm që UNMIK-u nuk është i dëshiruar për institucionet e Kosovës. “Roli ynë është thjeshtë që të raportojmë për zhvillimet ë Kosovë në KS-it. Ne bisedojmë me të gjitha palët dhe kemi një rol unifikues. Megjithatë stafi i UNMIK-ut takohet kohe pas kohe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës për punë teknike. Edhe shefi i UNMIK-ut jo në takime të rregullta por ka takime të kohë pas kohshme me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës”, thotë Russel Geekie.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti

Ndërkohë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, thonë se UNMIK-u tashmë është një mision jo i fuqishëm në Kosovë por, sipas tyre tash për tash është i pamundur ndryshimi i rezolutës 1244, nëse merren parasysh pozicionet e shteteve anëtare në KS-it me të drejtë vetoje. Profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, thotë për Deutsche Wellen se kërkesa për zhveftësimin e rezolutës 1244 është dashur të bëhet në momenitn e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Aktet formale duhet t'i ndekin ndryshimet e rrethanave praktike në terren. Rezoluta 1244 ishte një akt në fuqi në kohën kur Kosova administrohej tërësisht nga UNMIK-u, kur nuk ishte e shpallur pavarësia e Kosovës, ndërkohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe miratimit të kushtetutes rrethanat në terren kanë ndryshuar tërësisht dhe këto ndryshime do të duhej të kërkoheshin të formalizohen nga ana e KS-it”, thotë Afrim Hoti.

Pse jo mision diplomatik?

Profesori Afrim Hoti, thotë se në këtë fazë duhet bërë dallimin ndërmjet misionit të UNMIK-ut dhe Kombeve të Bashkuara. Ndryshimi i rezolutës 1244 sipas tij duhet të konsistonte në transformimin e UNMIK-ut në një mision diplomatik të OKB. “Mbi bazën e këtij transformimi do të ishte krejtësisht e pranueshme për të gjitha palët sepse OKB-ja është familje e kombeve të botës dhe nuk ka mundësi që mos të jetë e pranueshme për palët në terren dhe mbi bazën e atij organizimi do të mund të kishte sukses shumë më të theksuar në kuptimin e ofrimit të palëve”, thotë Afrim Hoti.

1245

1245

Rezoluta 12 44 ishte miratuar më 10 qershor të vitit 1999. Në mendimin e GJND-së thuhet se qëllimi i dokumentit në fjalë ishte krijimi i një regjimi të përkohshëm e të jashtëzakonshëm juridik që synon stabilizimin e Kosovës dhe se si i tillë, është projektuar për ta bërë këtë në një bazë të përkohshme.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 11.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OiJL
  • Data 11.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OiJL