1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

UNMIK-u dhe dhe EULEX-i drejt mirëkuptimit?

Një marrëveshje do të sqarojë aspektet teknike të ristrukturimit të UNMIK-ut dhe marrjes së përgjegjësive nga ana e EULEX-it. Këtë nismë e konfirmoi në një konferencë për media në Prishtinë, zëvëndëshefi i UNMIK-ut.

Shefi i misionit të Euleksit, Iv de Kermabon

Shefi i misionit të Euleksit, Iv de Kermabon

Misioni i UNMIK-ut dhe misioni i BE-së për polici dhe drejtësi EULEX, shumë shpejt do të definojnë përgjegjësitë që u takojnë. Kjo do të arrihet me një marrëveshjeje mirëkuptimi që pritet ta nënshkruajnë të dy mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë. Arritja e kësaj marrëveshje sipas zyrtarëve të UNMIK-ut është e nevojshme, për faktin që ata nuk dëshirojnë që të ketë ndeshje në kompetenca ndërmjet UNMIK-ut dhe EULEX.

"Misioni EULEX do të punojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe për këtë arsye nevojitet të sqarohen gjërat se si duhet punuar dhe ku duhet punuar. Për shembull, duhet të sqarohet se në çfarë godinash do të vendoset misioni EULEX. Tash për tash, për misionin e BE-së kjo është shqetësuese, sepse akoma nuk është caktuar se ku do të vendoset misioni dhe stafi i tij", thotë zëvendësshefi i UNMIK-ut, Nicholas Hayson.

Zoti Hayson mbështet idenë e qëndrimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë edhe për një kohë, për faktin që sipas tij, mos për asgjë tjetër, nevojitet komunikim me Beogradin.

"Një shqetësim i madh për neve që të jemi të sinqertë, është se nevojitet të punohet me autoritetet e Beogradit për shumë çështje të pazgjidhura. Të gjithë e dimë se misioni EULEX, ka vështirësi që të dislokojë stafin nëpër vendbanimet serbe, sepse ata nuk e pranojnë këtë mision. Kjo është një ndër arsyet se pse UNMIK-u duhet të bisedojë me autoritetet serbe", thotë Nicholas Hayson.

Rikonfigurimi i UNMIK-ut, është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshhëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Ky proces, duhet të përfundojë më së largu deri në Vjeshtë, për t'i lënë vendin misionit të BE-së, EULEX. Ky mision do t'i ketë mbi 2000 pjesëtarë, mirëpo deri tani në Kosovë kanë arritur jo më shumë se 350. Ky numër pritet të rritet në muajin shtator, kur shumica e stafit të UNMIK-ut do të largohet nga Kosova dhe misioni EULEX të merr përgjegjësi në fushën e rendit dhe ligjit.

  • Data 15.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Exz6
  • Data 15.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Exz6