1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

UNMIK: Nëse Serbia provon të mbajë zgjedhje lokale në territorin e Kosovës, kjo do të cilësohet shkelje e rezolutës 1244

'Zgjedhje mund të zhvillojë në Kosovë vetëm UNMIK-u'

default

Kreu i misionit UNMIK në Kosovë, Joachim Rücker.

Zyrtarë të administratës ndërkombëtare, thonë se vetëm UNMIK-u mund të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë, sepse këtë mandat ia garanton rezoluta 1244 e KS-it. Në këtë mënyrë, autoritetet e UNMIK-ut, i përgjigjen autoriteteve të Beogradit, të cilat kanë thënë se me 11 maj ata do të organizojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale edhe në teritorin e Kosovës. Krerët e UNMIK-ut, qëndrimin e tyre e kanë dërguar në Beograd nëpërmjet një letre, ku thuhet qartë se nëse qeveria e Beogradit organizon zgjedhje lokale në Kosovë, shënohet shkelje e rezolutës 1244 dhe mbi këtë bazë, UNMIK-u këto zgjedhje i cilëson jolegjitime. Aleksandër Ivanko, është zëdhënës i UNMIK-ut.

'Është pikëpamje e përgjithëshme edhe e gjithë anëtarëve të Grupit të Kontaktit, se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë shënon shkelje të rezolutës 1244 të KS-it. Këtë qëndrim ua kemi shpreh autoriteteve të Beogradit dhe presim përgjigje nga ta", thotë zëdhënësi Ivanko.

Mirëpo, administrata ndërkombëtare nuk ka ndërmend ta ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme serbe me 11 maj edhe në territorin e Kosovës. Zyrtarë të UNMIK-ut, thonë se në këtë rast ata do të veprojnë si edhe herët e kaluara, ku UNMIK-u nuk është përfshirë në organizimin e zgjedhjeve serbe, mirëpo as nuk i ka penguar ato. Kjo për faktin që rezoluta 1244, e cila akoma është në fuqi në Kosovë, u lejon serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë.

Mirëpo, mbajtja e zgjedhjeve të përgjihshme të Serbisë në teritorin e Kosovës, është e pakuptueshme për udhëheqësit politikë kosovarë, sidomos tani, pasi Kosova është një vend i pavarur. Ata thonë se serbët e Kosovës kanë të drejtën e dyshtetësisë, mund të votojnë për të preferuarit e tyre në Serbi, mirëpo teritori i Kosovës nuk mund të perdoret si bazë zgjedhore për Serbinë.

  • Data 09.04.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df8V
  • Data 09.04.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df8V