1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Universitetet private në Tiranë kundërshtojnë taksën mbi vlerën e shtuar

Konsorciumi i këtyre universiteteve e sheh pagesën e kësaj takse si rrezik për uljen e nivelit evropian të dijeve që jepen në univesritetet private të Tiranës dhe si një kërcënim për egzistencën e tyre.

default

Qyteti studenti në Tiranë

Drejtuesit e reth 14 universiteteve private të Tiranës i kërkojnë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të mos dekretojë ligjin, që i detyron ata të paguajnë taksën mbi vlerën e shtuar që në Shqipëri, njihet me akronomin tvsh përndryshe, do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Argumenti kryesor i në letrën drejtuar presidentit Topi është rreziku i rënies së standarteve europiane te dijeve, që jepen në uiversitetet private të Tiranës. Nëse këto universitete do të paguajnë 20% të të ardhurave nga xhiroja e tyre vjetore mund të mos kenë fondet e duhura për të paguar pedagogët më të kualifikuar në tregun e nivelit akademik, ata që diplomohen në universitete perëndimore dhe kthehen në atdhe për të qenë pjesë e jetës akademike.

Nga ana tjetër, arësyetojnë drejtuesit e këryre universiteteve në letrën drejtuar Presidentit Topi, nëse do të përballonin një pjesë të konsiderueshme të tvsh-se duke rritur pagesën e studentëve për vitin akademik do të rrezikonin uljen e nivelit të frekuentimit dhe do të falimentonin.

Besnik Aliaj, rektor i Universitetit privat ”POLIS” në Tiranë thotë se kjo është një taksë diskrimiuese për arsimin e lartë privat në shqipëri, në raport me atë public, i cili është përjashtuar nga tvsh-ja.

Por këndvështrimi i ekonmistëve të Tiranës nuk është në favor të tyre. Universitetet private para se të jene institucione të arsimit të lartë janë të regjistruara si biznese. Që në këtë moment ato janë të detyruara me ligj, t'i nënshtrohen taksave që duhet të paguajë, çdo biznes sipas klasifikimit të tij në raport me të ardhurat. Universitetet private futen nëe biznesin e madh pasi arrijnë të kenë një xhiro vjetore rreth 67 mije euro ne vit, që është dyshemeja për t' u klasifikuar në biznesin e madh.

Ndërsa për universitetet publike të Tiranës funksionon një skemë tjetër.Ato duhet të derdhin në buxhetin e shtetit 90% të të ardhurave që realizojnë Brenda një viti dhe 10% t' i mbajnë vetë për investimve dhe shpërblim të punonjësve të tyre.

Për rreth një dekadë universitetet private në Shqipëi nuk kanë paguar tvsh dhe janë përjashtuar nga kjo taksë ndonëse të regjistruara si biznese.

  • Data 13.01.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cp3I
  • Data 13.01.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cp3I