1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Unioni i pari, socialdemokratët shënojnë humbje historike

Pjesëmarrja në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Gjermani ishte e ulët. Partitë e Unionit sërish fituan më së shumti vota, ndërkohë që socialdemokratët shënuan humbje historike. Përfituan liberalët dhe ekologjistët.

default

Unioni përpara

42,5 përqind pjesëmarrje në zgjedhje: Më pak se në zgjedhjet e vitit 2004. Me këtë kishte llogaritur edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier, por jo edhe me një rënie kaq të madhe të partisë së tij: "Rezultati është shumë zhgënjyes, kjo nuk mund të mohohet", tha ai pas publikimit të rezultateve të para, sipas të cilave Partia Socialdemokrate (SPD) kishte rënë nën nivelin e vitit 2004 dhe nivelin më të ulët në historinë e saj. Por këtë rezultat prej 20,8 Steinmeier nuk e merr si ogur të zi për fatin e tij si sfidant të kancelares Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në shtator të këtij viti.

Bildgalerie Jahresrückblick 2008 Oktober Deutschland

Steinmeier dhe Muentefering: humbje historike


Komisioneri i ardhshëm nga radhët e Unionit?


Martin Schulz, kandidati kryesor i socialdemokratëve, vazhdon të pretendojë për postin e komisionerit gjerman në Bruksel, megjith humbjen historike të partisë së vet. Pretendimin e hedhin poshtë tani përfaqësuesit e Unionit (CDU/CSU). Votat në adresë të tyre kanë rënë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, por rezultati me 37,8 përqind është shumë më i lartë se i SPD-së. Kandidati kryesor i Unionit Hans-Gert Pöttering, e bëri të qartë se komisioneri tani i takon kampit konservator: "Kemi 20 vjet pa një anëtar tonin në komision. Meqë jemi më të fortët dhe për një kohë kaq të gjatë nuk na kanë marrë në konsideratë, atëherë ky pretendim është më se i drejtë", tha kryetari aktual i Parlamentit të Evropës.

Der FDP Bundesvorsitzende Guido Westerwelle

...Liberalët përfitojnë


Përforcohet tendenca konservativo-liberale


Por se kush do të jetë pasardhësi i komisionerit aktual gjerman, Guenter Verheugen, këtë do ta vendosë qeveria që do të dalë mbas zgjedhjeve të shtatorit. Në se mbetet tendenca që u dëshmua në zgjedhjet për Parlamentin e Evropës, atëherë qeveria e ardhshme pritet të jetë një koalicion mes Unionit dhe Liberalëve (FDP). Këta të fundit ishin fituesit kryesorë të kësaj dite që me 11 për qind arritën gati ta dyfishonin numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

"Kur arritëm një numër dyshifror në zgjedhjet për parlamentin evropian, atëherë me siguri që do të arrijmë një rezultat të qendrueshëm dyshifror edhe për zgjedhjet parlamentare federale e të krijojmë një shumicë konservatore në Gjermani", tha kryetari i liberalëve Guido Westerwelle.


Krahas liberalëve, edhe të gjelbrit shënuan rezultatin më të mirë të tyre në Gjermani me 12, 1 për qind të votave. Ndërsa e majta arriti 7,5 për qind duke shënuar një rritje prej 1,4 pikë për qind. Mund të thuhet se nga këto zgjedhje partitë e mëdha dolën me humbje, ndërsa të voglat dolën fituese.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Bahri Cani

►◄




  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5JH
  • Data 08.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I5JH