1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Unioni dhe liberalët nuk e kanë më shumicën absolute

Në sondazhet më të reja thuhet se partitë e Unionit dhe liberalët më nuk e kanë shumicën e duhur për krijimin e koalicionit qeveritar, që është një prej temave më të komentaura në shtypin gjerman.

default

"Abendzeitung", e cila botohet në Mynih shkruan: "Që tani mund të thuhet se paraqitja e zotërinjve Seehofer dhe Zeil Züge i ngjanë një komedie: të dy ata kërcënojnë se do të nxjerrin të palarat, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë të pa parashikueshme. Por akuzimet e ndërsjella mund të shënojnë fundin e një ironie të hidhur zgjedhore. Duket se mesazhi për pabesueshmërinë midis partive të Unionit (CDU/CSU) dhe liberalëve, ka mbërritur tek zgjedhësit. Për herë të parë që prej muajsh, partitë e Unionit dhe liberalët, në sondazhe janë nën 50 % të votave. Rënia është më shumë se e merituar, sepse fushata shumë e plogësht zgjedhore duket se për shumë zgjedhës nuk mjafton. Nuk mund ta paramendosh se sa më interesante do të ishte fushata sikur socialdemokratët të zhvillonin një fushatë serioze."

Me sondazhet e fundit dhe fushatën elektorale merret edhe e përditshmja "Norbayerischer Kurir", e cila shkruan:

"Kancelarja Merkel mund të jetë e relaksuar. Se do të mbetet në postin e tanishëm është gati e sigurt. Fushata e saj parazgjedhore ku shmangen konfliktet me kundërshtarët është rrjedhojë e faktit se socialdemokraët edhe më tej mbeten si partner i mundshëm për koalicion. Nuk duhet shkatërruar atë që ndoshta së shpejti të duhet."

Ndërsa gazeta "Handesblatt", e cila botohet në Dyseldorf, më shumë vëmendje i kushton sot peshës politike të majtistëve.

"Futja e të Majtës në parlament, më 2005, ka pamundësuar krijimin e koalicionit mes partive të Unionit dhe liberalëve. Sondazhet më të reja dhe përmirësimi i rezultateve të saj, tregojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në zgjedhjet e vitit 2009. Por edhe në qoftë se e Majta forcohet, është shumë pak e besueshme se do të krijohet një qeveri e majtë. Socialdemokratët nuk mund të bëjnë koalicion me të Majtën, sepse kjo do t'i përçante tërësisht, si socialdemokratët ashtu edhe të majtët. Fuqia e tyre politike tregon se megjithatë për një kohë të shkurtër të mundshme janë të gjitha koalicionet. Do të duhet edhe ca kohë për të sqaruar raportet mes socialdemokratëve dhe të Majtës, por më së largu në zgjedhjet e vitit 2013, e majta politike në Gjermani do t'i ribashkojë forcat. Rolin e vet në këtë ribashkim do të luajë edhe kriza financiare", mendon komentatori i gazetës "Handelsblatt".

  • Data 10.09.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JZGV
  • Data 10.09.2009
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JZGV