1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

UNESCO në krizë? Reagime për daljen e SHBA-së

Pasi SHBA-ja komunikoi daljen nga UNESCO deri në fund të vitit 2018, përfaqësues të institucioneve të kulturës reagojnë me keqardhje, duke e cil7suar këtë si "sinjal të gabuar".

SHBA-ja në fund të vitit 2018 do të dalë nga Organizata e OKB-së për Kulturën, UNESCO. Këtë ministri i Jashtëm i SHBA-së, Rex Tillerson, ia komunikoi drejtores së UNESCO-s Irina Bokova të enjten (12.10.2017).

Pak orë më pas kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjithashtu komunikoi, se vendi i tij do të dalë nga UNESCO. Netanjahu e ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme, që të përgatisë daljen e vendit nga kjo organizatë krah SHBA-së, thuhet në një deklaratë nga zyra e kyeministrit.

Drejtorja e UNESCO-s, Bokova, për pasardhësen e së cilës do të vendoset të premten (13.10), tha në Paris, se është për të të ardhur keq për këtë hap të ndërmarrë nga qeveria e presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ajo tërhoqi vëmendjen për parneritetin e gjatë dhe të ngushtë me SHBA-në dhe e cilësoi shkëputjen nga kjo organizatë si një humbje për "familjen e OKB-së". 

Sekretarja gjermane e shtetit për Kulturën, Monika Grütters, në një komunikatë për shtyp daljen e SHBA-së nga UNESCO pikërisht në këtë kohë e quan si një "sinjal tërësisht të gabuar", duke nënvizuar më tej, se "në një mjedis të krizave globale në rritje një organizatë e besueshme dhe me efektivitet të lartë ka rëndësi të madhe veçanërisht sa i përket politikës ndërkombëtare për kulturën."

Duke iu referuar ndryshimit në kreun e UNESCO-s së shpejti, Grütters theksoi, se aq më shumë i lidh ajo shpresat, që "me një qëndrim të fortë politik kjo organizatë sërish të mund të ndjekë objektiva më efektive e kësisoj të hapë perspektiva, për ta afruar sërish në një afat të mesmë SHBA-në".

Olaf Zimmermann, drejtor ekzekutiv i Këshillit Gjerman të Kulturës, u shpreh për një "goditje të rëndë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kulturës". Ai tha, i vjen keq për këtë vendim të SHBA-së, ndonëse një hap i tillë pritej. "Jo vetëm tani nën Donald Trump, por edhe nën drejtimin e paraardhësit të tij Barack Obama, SHBA ka treguar jashtëzakonisht pak interes për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kutlruës", u shpreh Zimmermann.

krahas përfaqësuesve të rëndësishëm të institucioneve kulturore ndër të tjera u prononcua edhe artisti gjermano-izraelit Shahak Shapira duke bërë një koment ironik, ku nënkuptonte qendrimin e ngrutë të Donald Trump-it lidhur me ngjarjet në Charlottesville. Trump nuk e dënoi menjëherë dhunën e djathtë në Charlottesville. 

Shapira i referohet në reagimin e tij argumentimit të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, në të cilin thuhet, se ky hap konsiston edhe tek rezervat e SHBA-së, që kanë të bëjnë me reformat e mosrealizuara dhe prozicionet anti-izraelite në UNESCO. Për këtë arsye në të ardhmen nuk dëshirohet të vazhdojë angazhimi si vend anëtar.

UNESCO është një ndër 16 organizatat e posaçme e OKB-së. Qëllimi i saj është, që përmes mbështetejes së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimit të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. "Meqënëse luftrat krijohen në mendjet e njerëzve, duhet edhe që paqja të ngulitet në mendjet e njerëzve", thuhet në dokumentin themeltar të UNESCO-s në vitit 1945, organizatë kjo që e ka selinë në Paris.