1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ultranacionalistët serbë protesojnë kundër arrestimit të Karaxhiçit

Jörg Brandscheid23 Korrik 2008

Ultranacionalistët serb protestuan mbrëmë në Beograd kundër arrestimit të Radovan Karagjiçit. Megjithatë protestat nuk ishin masive.

https://p.dw.com/p/EiHW
Ultranacionalistët serbë protesojnë kundër arrestimit të Karaxhiçit
Ultranacionalistët serbë protesojnë kundër arrestimit të KaraxhiçitFotografi: picture-alliance/ dpa

Ndërkohë që avokatët e Radovan Karagjiçit shqyrtojnë mundësitë se si do të mund të evitonin në minutat e fundit ekstradimin e klientit të tyre për në Tribunalin e Hagës, Karagjiçit vet i duhet të qëndrojë në ndërtesën në të cilën gjykata speciale serbe ka dënuar disa kriminelë të luftës. Në Hagë megjithatë interesimi i opinionit publik do të ishte shumë më i madh nëse atje do të ulej personi i dytë më i kërkuar për krime lufte në ish-Jugosllavi, pas Sllobodan Millosheviqit.

Beograd, 22 korrik
Beograd, 22 korrik, 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Numri i ithtarëve të cilët Karagjiçi i ka ende në Beograd nuk është edhe aq i madh. Protesta masive nuk ka patur deri tani. Megjithatë pikërisht për këtë angazhohet zëvendësshefi i radikalëve serb, Tomislav Nikoliq: "Unë kam paralajmëruar të gjitha format e luftës politike për rrëzimin e regjimit të Boris Tadiqit. Dhe këtu unë i llogaris edhe protesta masive për të cilat ne duhet të bashkohemi të gjithë. Mbi një plan kohor unë nuk mund të them asgjë. Në Serbi ka mjaft organizata patriotike dhe joqeveritare me të cilat partia radikale serbe tashmë bashkëpunon".

Ultranacionalistët serbë protesojnë kundër arrestimit të Karaxhiçit
Ultranacionalistët serbë protesojnë kundër arrestimit të KaraxhiçitFotografi: picture-alliance/ dpa

Të martën mbrëma protestave pjesërisht të dhunshme në Beograd i janë bashkangjitur edhe shefi i Partisë Radikale Serbe, Vuçiq si dhe vëllau i Karagjiqit, Lluka. Flitet për 250 demonstrues. Në sheshin e Republikës fluturuan karrigat dhe fishekzjarret kundër policëve. Disa prej keqbërsve u arrestuan.

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se nga qeveria e re serbe pret bashkëpunim edhe në kërkimin e kriminelëve të tjerë të luftës para së gjithash shefin e dikurshëm të ushtrisë së serbëve të Bsonjës, Ratko Mladiq dhe ish-shefin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq.

Gazetari i njohur në Serbi, Dejan Anastasijeviq ka hulumtuar gjatë për krimet e luftës. Dhe tani ai vendin e tij e sheh në rrugën e duhur: "Kjo qeveri ka caktuar prioritet të saj integrimin evropian. Të gjithë e dinë, si qeveria ashtu dhe populli dhe bashkësia ndërkombëtare se të akuzuarit për krime lufte duhet të arrestohen. Përndryshe nuk ka integrim evropian. Qeveria e mëparshme ka folur shumë për Evropën por nuk e ka pasur vullnetin që ta çojë vendin në atë drejtim".