1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ultranacionalistët e "Ergenekon" përpara gjyqit

Sot në afërsi të Stambollit fillon procesi kundër rrjetit ultranacionalist "Ergenekon". Pas kësaj organizate dyshohet se fshihet ajo çfarë në Turqi quhet "shteti ilegal": më tepër se 80 pjesëtarë të ekstremit të djathtë.

default

Gjykata Kushtetuese turke në Ankara

Ata vijnë nga rradhët e forcave të sigurimit apo drejtësisë të cilët gjatë viteve të kaluara kanë kryer apo planifikuar sulme ndaj liberalëve dhe pjesëtarëve të pakicave. Përveç kësaj atyre u ngarkohet edhe një përpjekje për puç e cila ka dëshiruar verën e këtij viti.

Ka ditë që janë rezervuar të gjitha dhomat e lira në rajonin e vogël bregdetar Silivri në perëndim të Stambollit. Kjo për faktin se rëndësia e procesit që do të zhvillohet në burgun e sigurisë së lartë në këtë qytet mund të ketë pasoja të rënda për tërë vendin.


Pas rrjetit 'Ergenekon' dhe 86 pjestarëve të tij të akuzuar´, kështu thuhet, qëndron ajo çfarë në Turqi njihet si "shteti i thellësisë apo shteti ilegal". Konkretisht një rrjet i ultranacionalistëve i përbërë nga ushtarakë, policë, juristë të prokurorisë të cilët veprojnë si militantë kundër tërë asaj çfarë për ta konisderohet si kërcënim i vendit.


Lidhja ku bëjnë pjesë katër ish-gjeneralë dhe disa avokatë të njohur akuzohet për planifikimin e një puçi gjatë kësaj vere. Për fillim të korrikut, në 40 qytete të ndryshme ishin paraparë demonstrata të cilat përmes dhunës së planifikuar duhej të dilnin nga kontrolli. Njëkohësisht me atentate ndaj personave të jetës publike, shteti duhej të futej në krizë.


Përveç kësaj thuhet se gjurmët direkte të vrasjes së gazetarit me prejardhje armene Hrant Dink si dhe atentatet kundër priftit italian Santoro dhe tre bashkëpuntorëve të një shtëpie botuese protestante në Malatya shpien tek rrjeti "Ergenekon". Edhe ndaj mbajtësit të çmimit Nobel, Orhan Pamuk, dyshohet të jetë planifikuar një atentat.


Aktakuza përfshin 2455 faqe. Aktualisht është e vështirë të thuhet se kur mund të përfundojë ky proces gjyqësor. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Human Rights Watch" vlerëson se ky proces para së gjithash do të nxjerrë sërish në pah rolin e dyshimtë të ushtrisë turke.

  • Data 20.10.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdWz
  • Data 20.10.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdWz