1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukrainasit skeptikë për përfitimet nga Kampionati Evropian

Pavarësisht gëzimit në pritje të Kampionatit Evropian, ukrainasit janë skeptikë që kjo ngjarje do të sjellë përfitime të mëdha politike dhe ekonomike për vendin. Këtë e tregon edhe sondazhi aktual i DW për Ukrainën.

Stadiumet e Ukrainës po përgatiten

Stadiumet e Ukrainës po përgatiten

Gjysma e ukrainasve (rreth 50 për qind) janë të gëzuar që Kampionati Europian i futbollit zhvillohet në vendin e tyre. Megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve, (rreth 32 për qind) janë shumë kritikë për këtë aktivitet. Ukrainasit kanë para së gjithash dyshime për përfitimet ekonomike të këtyre ngjarjeve të mëdha sportive. Këtë e tregon sondazhi aktual i DW për Ukrainën. Për këtë zyra ukrainase e Institutit për hulumtime mendore, IFAK ka intervistuar 1000 persona të moshës mes 18 dhe 65 vjeç në Ukrainë. Ky sondazh u zhvillua në gjysmën e dytë të muajit prill.

Veçanërisht i madh është gëzimi për këtë kampionat tek njerëzit e moshës nën 18 deri 29 vjeç. Në këtë grupmoshë, 60 për qind e njerëzve janë të gëzuar. Por më i madh ky gëzim pritet në Perëndim, përgjatë kufirit me Poloninë dhe në qendër të Ukrainës (60 për qind).

Në lindje dhe juglindje të Ukrainës vetëm 44 për qind janë të gëzuar që Kampionati Europian zhvillohet aty.

Stadiumi i Karkovit

Stadiumi i Karkovit

Më pak se gjysma e ukrainasve shkojnë me atë që popullsia ose vendi së bashku në një afat të gjatë kohor do të përfitojnë nga kjo ngjarje e madhe. Kjo ka të bëjë veçanërisht me imazhin e Ukrainës në Europë. Gati 39 për qind e tyre mendojnë se imazhi i vendit të tyre në Europë do të përmirësohet përmes Kampionatit Europian të futbollit. 31 për qind besojnë të kundërtën. Ndërsa 19 për qind të tjerë thonë se Kampionati Europian nuk ka asnjë ndikim në prestigjin e Ukrainës. Optimizmi më i madh shfaqet vetëm tek njerëzit e moshës 18 deri 29 vjeç. 51 për qind e këtyre njerëzve të rinj besojnë se Kampionati Europian do të ofrojë një ndikim pozitiv për imazhin e Ukrainës.

Shpresa të mëdha ukrainasit kanë tek ndërtimi i stadiumeve dhe aeroporteve të reja dhe moderne. Cilësia e tyre e lartë do ta influencojë pozitivisht këtë imazh, mendojnë 49 për qind e këtyre të rinjve. Për më tepër shumë ukrainas shpresojnë që tifozët europianë të futbollit mund të entuziazmohen nga kultura ukrainase. Këtu bën pjesë mikpritja dhe atraktiviteti i njerëzve si dhe vendet historike dhe kulturore (29 për qind).

Kukulla fati në stadiumin e Donetskut

Kukulla fati në stadiumin e Donetskut

Por ukrainasit frikësohen edhe për një dëmtim të imazhit veçanërisht nga çmimet e larta dhe cilësia e mangët për strehimin e tifozëve të futbollit. Lidhur me këtë temë, shumë medie europiane kanë raportuar mjaft në muajt e fundit. Në sondazhin aktual të DW, dy të tretat e të pyeturve (65 për qind) shohin ndërkohë një problem të madh në çmimet e shërbimeve të restoranteve ukrainase. Po ashtu mjetet e komunikacionit publik me cilësi të pakënaqshme shkaktojnë shqetësim, (32 për qind). Të paktën një në pesë ukrainas (22 për qind) mendon se korrupsioni i përhapur në jetën e përditshme mund të dëmtojë imazhin e vendit.

Situata politike autoritare në vend shihet vetëm nga 7 për qind e njerëzve si një rrezik për imazhin e Ukrainës. Ndërkohë që shumë vende europiane ishin shprehur madje për një bojkotim politik të Kampionatit Europian për të protestuar kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, para së gjithash me burgosjen e udhëheqjes opozitare dhe ish kryeministres së vendit Julia Timoshenko.

Në aspektin ekonomik vetëm 11 për qind e të pyeturve mendojnë se ekonomia e vendit do të përfitojë nga zhvillimi i Kampionatit Europian në vend. 13 për qind besojnë se Kampionati Europian mund të sjellë të mira për populllin ukrainas. Fitues i Kampionatit Europian nisur nga vështrimi i ukrainasve do të jetë larg nga politika: 47 për qind e të pyeturve thonë se politikanët ukrainas mund të nxjerrin përfitime dinjitoze nga kjo ngjarje e madhe europiane.

Autor: B. Johann/S.Govoruha/M.Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi