1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainasit përgatiten për luftë partizane

Amarildo Topi (dpa, wlt)25 Prill 2014

Në Gardën Kombëtare ukrainase vullnetarët përgatiten për luftë. Trupat duhet të luftojnë separatistët, të mbrojnë tubacionet e gazit dhe në rast nevojë të rezistojnë në fshehtësi.

https://p.dw.com/p/1BoZD
Manover e ushtrise ukrainase
Fotografi: AFP/Getty Images

Në një pyll të dendur në afërsi të Kievit dëgjohen që prej së largu zhurmat e armëve. "Zonë trajnimi e Ministrisë së Brendshme –Ndalohet hyrja", lexohet në një tabele të vendosur në një portë hekuri tre metra të lartë. Përpara saj qendron një ushtar me uniformë të zezë, me antiplumb dhe një radio në brez.

Në zonën mbrapa rrehtimit stërviten për luftë partizane qindra burra dhe gra të Gardës Kombëtare të Ukrainës. Ata hapin llogore, zvarriten në tokë me kallashnikov në duar dhe mësojnë se si të gjujanë me bazuka helikopterët. Luftëtarët vullnetarë në rast luftë do të shkojnë në front me ushtrinë, mbrojnë rrjetin e shpërndarjes së gazit nga sulmet terroriste dhe do të luftojnë kundër separatistëve në lindje të Ukrainës.

Maksimi, nga qyteti Winitsa, që i përket grupit të parë të trajnuar nga Garda Kombëtare, e ka përfunduar më parë shërbimin e detyruar ushtarak. Rreth 500 rekrutë stërviten në kazermën e Novi Petrivzit afër Kievit.15 ditë zgjat trajnimi këtu, më pas Maksimi do të zhvendoset në një tjetër vend.

Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Ukrainës dhe Parlamenti, rithirrën më 11 mars Gardën Kombëtare pas shpërthimit të krizës në Krime. Më shumë 40.000 vullnetarë iu përgjigjën thirrjes, thotë Ministri i Brendshëm Avakov. Ata janë nga pjesë të ndryshme të shoqërisë, si studentë, inxhinierë, mësues dhe mjekë.

Trajnuesi Ewgeni Roschenjuk thotë se edhe shumë gra i janë bashkuar Gardës Kombëtare. Kur ato do të jenë gati, do t'u jepen urdhëra në bazë të profesioneve të tyre. "Infermiere të kualifikuara do të punojnë në stafin mjekësor", thotë Roschenjuk. Kuzhinieret e mira do të komandohen në menca. Në trajnim disa femra janë më mirë se meshkujt. "Disa janë të motivuara dhe qëllojnë saktë", vazhdon më tej Roschenjuk.

Vullnetarët po përgatiten për luftë partizane

Sipas vendimit të Parlamentit Garda Kombëtare duhet të mbrojë vendin nga "kriminelët dhe agresorët e huaj". Gardistët do të përforcojnë trupat kufitare, të vëzhgojnë ambasadat e huaja ose në raste të rrezikshme të mbrojnë sistemin e shpërndarjes së gazit.

Trupat vullnetarë do të mbështesin edhe ushtrinë. 182 mijë forcat ushtarake ukrainase në rast të një sulmi të Rusisë, vetëm do të ngadalësonin pak pushtimin, thonë ekspertët e mbrojtjes në Kiev. Ushtria ka shumë pak ushtarë, mjete luftarake të vjetra dhe ka patur buxhet të vogël vitet e fundit. Përmes një aksioni ndihme në mars, përmes SMS-ve, ukrainasit dhuruan katër milion dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në rast lufte Garda Kombëtare do të veprojë në vend me një buxhet prej 670 milion dollarësh. Në rast se Rusia sulmon Ukrainën trupat e Gardës Kombëtare do të bëjnë luftë partizane, planifikon Ministria e Brendshme. Gjatë trajnimit gardistët flenë në pyll, përgatiten për mbijetësën në natyrë. Maksimi ndan me 15 persona të tjerë një tendë 20 metra katrore.