1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukraina mes NATO-s dhe Rusisë - Bush viziton për herë të parë Kievin

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush para samitit të Bukureshtit ndalon sot për një vizitë në Ukrainë. Fqinji i Rusisë i përçarë në qëndrimin ndaj NATO-s

default

Presidenti Bush

Po të varej gjithçka nga vullneti i presidentit amerikan atëherë Ukraina do të ishte që këtë javë pjesë e të ashtuquajturit "plan aksioni" në samitin e NATO-s në Bukuresht. Ukraina do të kalonte kështu një prag esencial në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veriatlantike.

Një hap i rëndësishëm ky thotë politologu Ilko Kutsheriv edhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian, siç e kemi parë edhe tek vendet e reja të bashkimit Evropian. Kutscheriv: "Ato fillimisht janë bërë anëtare të Natos e pastaj të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në NATO është një lloj testi për atë se sa një vend përmbush standardet e Bashkimit Evropian."

Ukraine Regierung Julia Timoschenko als Ministerpräsidentin Parlament in Kiew

Kryeministrja Timoshenko lufton për anëtarësimin në NATO

Forcat Pro-NATO në Ukrainë

Për këtë angazhohen edhe presidenti Jushçenko dhe kryeministrja Timoshenko. Jushçenko dhe Timoshenko pa u konsultuar me parlamentin i kanë dërguar një letër NATO-s me lutjen që edhe Ukraina të jetë pjesë e planit të aksionit. Opozita para së gjithash partia e rajoneve nën ish-kryeministrin Janukoviç ka një muaj që ka bllokuar për këtë punimet e parlamentit. Ajo kërkon tërheqjen e letrës dhe mbajtjen e një referendumi për këtë çështje. Ende përmbi gjysma e popullatës është kundër anëtarësimit në Paktin Transatlantik.

Drejtorin për programe ndërkombëtare pranë Qendrës për hulumtime politike dhe ekonomike në Kiev, Valerij Tshalyi nuk e habit ky fakt. Vetëm shtatë përqind e popullisë është në gjendje të thotë diçka për NATO-n. Shumë pak prej tyre e dinë se ka kohë që ekziston një bashkëpunim intensiv. Për këtë qeveria duhet urgjentisht të japë fonde për një fushatë informative: Në buxhetin shtetëror të këtij viti për kokë të qytetarit janë paraparë dhjetë kopek. Dhjetë kopek pothuajse as pesë cent nuk janë, shprehet Tshalyi.

Viktor Janukowitsch, Wahlen in der Ukraine

Prorusi Janukoviç

Kundërshtarët e NATO-s

Duhet marrë parasysh edhe presionin që nga Rusia. Udhëheqja ruse është kategorikisht kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Në rast se ajo pranohet në NATO, Rusia ka kërcënuar me pasoja ekonomike dhe politike. Ambasadori rus në NATO, Rrogoshin ka tërhequr vërejtjen për një ndarje të mundshme të Ukrainës: lindja dhe jugu pro-rus nuk do të pranojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në fakt në fundjavë për këtë janë zhvilluar protesta masive në Ukrainë. Mbështetur nga partitë pro-ruse të cilat propagandojnë vëllazërimin sllav. "E vetmja çfarë duhet të dij2 populli ukrainas është se NATO ka sulmuar pozitat sllave ato të serbëve në Ballkan", shprehet Leonid Koshara nga Partia e rajoneve. Ai shpreson se dhjetëra mijëra njerëz do t'i tregojnë Bushit në Kiev se çfarë mendojnë për të dhe për NATO-n.

Marrëveshje amerikano-ukrainase

Por edhe përkrahësit e anëtarësimit nuk rrinë duarkryq. Bile në rastin e Afganistanit, presidenti i Ukrainës ka ofruar ndihmë aktive. Një shkak më tepër që Bush të luftojë për lidhjen e Ukrainës me NATO-n. Të dy presidentët do të nënshkruajnë në Kiev një dokument themelor mbi intensifikimin e bashkëpunimit në dy vitet e ardhshme. Një mbështetje kjo morale në luftë kundër fqinjit të madh Rusisë.

  • Data 31.03.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXmg
  • Data 31.03.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXmg