1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina merr nën kontroll aeroportet në Krime

Amarildo Topi/dpa, reuters28 Shkurt 2014

Ukraina merr nën kontroll aeroportet e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Krimesë.

https://p.dw.com/p/1BHY1
Aeroporti Simferopol Krime
Fotografi: Reuters

Autoritet ukrainase kanë deklarurar se kanë vënë nën kontroll dy aeroportet e Krimesë, që ishin marrë nga forcat ruse. Një gjë e tillë shkaktoi edhe reagimin e menjëherëshëm të Perëndimit për respektimin e territorit ukrainas nga Rusia.

Shefi i këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës tha se ushtarë rusë dhe milicë lokalë pro-rusë ishin përgjegjës për sulmin në aeroportin më të madh të Krimesë dhe një tjetër bazë në jug-perëndim të gadishullit.

Një zëdhënës i flotës detare ruse në Detin e Zi përjashtoi çdo përfshirje në pushtimet e aerporteve. Por Parlamenti i Ukrainës i bëri menjëherë apel SHBA dhe Britanisë, që t'i përmbaheshin paktit të vitit 1994 me Rusinë, që garantonte sovranitetin e vendit, duke hequr dorë nga armet nukleare sovjetike.

Ngjarjet në Krime pritet të jenë edhe në qendër të diskutimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB në sesionin e ardhshëm, por për një gjë të tillë nevojitet edhe vota e Rusisë, që ka të drejtën e vetos.

Aeroporti Belbek pranë Sevastopolit
Aeroporti Belbek pranë SevastopolitFotografi: Reuters

Ministri i Brendshëm Oleksandr Turchynov ndërkohë po përpiqet të marrë nën kontroll sigurinë duke shkarkuar shefin e sigurisë në vendit, i cili ishte emëruar nga Janukoviç dhe ishte në krye të aksioneve kundër demonstruesve javës, që shkoi.

Pushtimi i aeroporteve

Ministri i Brendshëm ukrainas Arsen Avakov tha të premten se marinsat rusë kanë marrë nën kontroll aeroportin ushtarak në portin e Detit të Zi, Sevastopol. "Atë që ka ndodhur, unë e konsideroj pushtim i armatosur dhe dhunim i të gjitha marrëveshjeve dhe normave ndërkombëtare", shkruante Avakov në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Të enjten një grup me burra të armatosur morën nën kontroll parlamentin rajonal të Krimesë, duke valëvitur flamuj rusë mbi ndërtesë. Sot anëtarët e parlamentit rajonal votuan për mbajtjen e një referendumi më 25 maj për të rritur autonominë e rajonit nga Kievi.

Moska ka përjashtuar çdo përfshirje në ngjarjet e Krimesë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Moska "do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës". Ai e bëri një koment të tillë gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA John Kerry.