1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukraina me pozicion më të mirë në mosmarrëveshjen e gazit me Rusinë

Tingëllon paradoksale: lufta e mbështetur nga Kremlini në Lindje e ka përmirësuar pozicionin e negociatave të Kievit në grindjen e gazit me Rusinë. Por edhe dimri i butë e ndihmon Ukrainën.

Pak para fillimit të negociatave për gazin në Bruksel, njëri nga oligarkët më të pasur dhe burri i fortë në konfliktin në Lindje të Ukrainës bubullin në rrjetet sociale: një videofilm në youtube që prej së enjtes në mbrëmje e tregon Igor Kolomoijskin, që përndryshe u bën bisht mediave, si pas një mbledhjeje të bordit mbikqyrës të firmës ukrainase të tubacioneve Ukrtransnafta, u hidhet në fyt gazetarëve: ai sapo kishte mbrojtur interesat e Ukrainës dhe do të informojë së shpejti presidentin Poroshenko. Agjencia ukrainase e lajmeve Interfax- Ukraine bën të ditur pak pas kësaj se këshilli mbikqyrës kishte shkarkuar ekipin menaxhues. Kurse makina e propagandës ruse nga ana tjetër deklaron në internet, se Kolomoijski qe shfaqur me bodigardë të armatosur në takim. Kjo e fundit nuk shihet në videon online, ndërsa një deklaratë nga qeveria, si shumicën e herëve nuk ta japin shpejt në Kiev. Në takim duhet të ketë qenë i pranishëm edhe Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymur Demchyshyn.

Kthesë në grindjen për gazin

Një gjë është e qartë: në mosmarrëveshjen shumëvjeçare për përcjelljen e gazit rus përmes Ukrainës ka kaq shumë lëvizje sa kurrë më parë. Para së gjithash për shkak të faktorëve të jashtëm. Instituti i Ekonomisë energjetike i Universitetit të Këlnit informon këtë javë: "BE do të ishte kundër ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me gaz në rast të shkëputjes së Ukrainës si vend tranzit shumë më mirë i përgatitur se në vitin e krizës 2009." Studimi më i fundit i këlnasve arrin në përfundimin se kërkesa aktuale për gaz është shumë më e vogël se ajo që pritej. Dhe kjo me sa duket vlen jo vetëm për BE, por edhe vendin e krizës, Ukrainë.

Ukraine Russland Gasstreit Energieminister Demtschischin in Brüssel

Volodymur Demchyshyn, ministri ukrainas për Energjinë

Një ditë në fillim të dhjetorit në Kiev: temperatura bie nën zero, shumë në kryeqytetin ukrainas kanë frikë nëse konflikti me Rusinë do t'i bëjë të ngrijnë nga të ftohtit. Gjatë gjithë vjeshtës, kryeqytetasit patën blerë kaldaja elektrike, në mënyrë që në rast nevoje - kur të mos ketë më gaz - të kenë të paktën ujë të ngrohtë. Por në javët e mëvonshme, vendi përjetoi dimrin më të ngrohtë që prej kohësh.

Kërkesa e industrisë ka rënë

Njëkohësisht, kërkesa për energji në Ukrainë ka rënë edhe nga një shkak krejt tjetër. Dhoma gjermano-ukrainase e tregtisë publikoi këtë javë shifrat e vitit të kaluar të sipërmarrjeve të saj anëtare. Thuajse nuk ka asnjë degë të industrisë, ku prodhimi të mos ketë rënë. Dhe kjo në radhë të parë për shkak të luftës midis kryengritësve prorusë në Lindje të vendit dhe ushtrisë ukrainase. Më pak prodhim do të thotë edhe më pak nevojë për energji.

Por varësia nga furnizimet ruse me gaz është pakësuar edhe për një shkak tjetër: ndërkohë, në bazë të Institutit të Energjisë së Këlnit, rreth 40 përqind e tubacioneve të rëndësishme të përcjelljes së gazit janë shtrirë në në një mënyrë të tillë, që Ukraina të mund të marrë gaz edhe nga Perëndimi.