1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ukraina më pranë asociimit me BE?

Ish-president i Parlamentit Evropian, Pat Koks dhe ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski paraqesin sot (18/04/2013) në Parlamentin Evropian një raport mbi Ukrainën.

Nga vlerësimet e tyre do të varet nga fakti nëse BE-ja do ta nënshkruajë marrëveshjen e planifikuar për tregtinë e lirë dhe asociimin me Ukrainën. Për shkak të situatës politike në Ukrainë marrëveshjet ka disa muaj që janë pezulluar.

Si pozitive në raportin Cox-Kvashnjevski ka gjasa të konsiderohet kryesisht falja e ish-ministrit të Brendshëm Juri Lucenko, besojnë vëzhguesit. "Emri i  Lucenkos u përmend si´një nga objektivat kryesorë të misionit të Cox dhe Kvashnjevski," tha Valery Chali nga Qendra Razumkov e Kievit në një intervistë me Deutsche Welle. Lucenko është një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministres së burgosur Julia Timoshenko. Në fillim të prillit, Presidenti Viktor Janukoviç fali veç Lucenkos dhe pesë të dënuar, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit Georgi Filipçuk. Zyrtarët e BE ishin shprehur në mënyrë të përsëritur për drejtësi selektive kundër politikanëve të opozitës që e konsideronin si një nga pengesat kryesore për nënshkrimin e marrëveshjes me Ukrainën.

BE-ja pret më shumë nga Kievi

Treffen Alexander Kwasniewski und Pat Cox in Brussel

Alexander Kwasniewski (d) dhe Pat Cox (m)

Cox dhe Kwasniewski kanë bërë në emër të Parlamentit Evropian muajt e fundit shumë vizita në Ukrainë. Elmar Brok, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i vlerëson pozitivisht rezultatet e misionit. Por ai pret më shumë prej udhëheqjes në Kiev. "Unë jam i zhgënjyer nga qëndrimi i qeverisë ukrainase, e cila vepron shumë ngadalë në procesin e afrimit me BE," tha ai për DW. Drejtësia selektive duhet të eliminohet, ligji zgjedhor dhe dispozita të caktuara të kodit penal duhet të rishikohen. Sidomos rregullat ekzistuese për postin e Prokurorit të Përgjithshëm nuk i plotësojnë standardet evropiane, tha Brok.

Politologu gjerman Andreas Umland beson se pritjet e politikanëve europianë në Ukrainë janë të mëdha. Falja e Lucenkos e ka përmirësuar atmosferën, sepse muajt e fundit nga Kievi kanë ardhur vetëm sinjale negative: si parregullsitë në zgjedhjet parlamentare, procesi penale kundër Timoshenkos dhe privimi i avokatit të saj Sergei Vlasenko prej mandatit parlamentar. "Nëse tani pas Lucenkos do të lirohet dhe Timoshenko, atëherë ka të ngjarë që Komisioni Evropian në maj do të marrë një vendim pozitiv," - tha Umland në bisedë me DW.

Dr. Andreas Umland

Dr. Andreas Umland

Koha s'pret

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve të BE-së Ukraina duhet t'i plotësojë kushtet e BE-së deri në maj. Paskëtaj marrëveshja e asociimit dhe e tregtisë së lirë mund të nënshkruhet deri në fund të vitit. Volodimir Fesenko i Qendrës për Studime Politike "Penta" në Kiev është skeptik. Ai supozon se Timoshenko do të mbetet në burg. Ai gjithashtu pret një dështim të ligjit reformën zgjedhore. "Marrëdhëniet e tanishme mes opozitës dhe shumicës parlamentare nuk do të lejojnë kompromis me çështje të tilla komplekse," tha Fesenko për DW.

Si do të jetë reagimi i BE-së, nëse Timoshenko mbetet e burgosur dhe kushtet e tjera nuk plotësohen është në moment e paqartë. Fesenko beson se është e mundur që të ndahet marrëveshja e propozuar mbi tregtinë e lirë nga ajo e asociimit me BE-në. Në këtë mënyrë çështjet e diskutueshme politike mund të mos diskutohen një herë për një herë.

Fesenko mendon gjithashtu se të dy marrëveshjet mund të nënshkruhen këtë vit. Nëpërmjet procesit të ratifikimit, i cili duhet të duhet të kalojë nëpër të gjitha vendet anëtare të BE-së, mund të mbahet presioni mbi udhëheqjen e Ukrainës në çështjet politike, mendon ai.