1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina fiton me kёngёtaren Jamala ESC 2016

Silke Wünsch 15 Maj 2016

Balada e kёngatares ukrainase Jamala mori maksimumin e pikёve nё Festivalin Europian 2016. Kёnga u vlerёsua pёr nivelin artistik dhe interpetimin.

https://p.dw.com/p/1Io4C
Eurovision Song Contest in Stockholm Jamala Ukraine Finale Gewinnerin
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen

Jamala bindi Juritё e vendeve anёtare tё EBU-sё me baladёn e saj kushtuar njё kujtimi personal. 32-vjeҁarja tatare ёshtё rritur nё Kiev. Atje ajo u kualifikua si kёngёtare operistike dhe xhazi. Balada i kushtohet stёrgjyshes sё saj, e cila asnjёherё nuk u ҁlirua prej traumёs sё dёbimit.

Ndonёse pёrmbajtja e saj gjatё konkurrimit pёr pjesёmarrje nё ESC u kontestua prej Rusisё, duke e quajtur atё si njё provokim, balda nё fakt ёshtё njё apel pёr njerёzoren, ёshtё njё homazh pёr atdheun e humbur tё stёrgjyshёrve tё saj dhe njё kujtim pёr gjyshen, e cila ishte ndёr tatarёt e dёbuar nga Krimeja. Trupat e Stalinit mё 1944 deportuan me tren tatarёt nga Krimeja pёr nё Azinё Qendrore. Stalini e argumentoi aksionin e tij tё ndёshkimit me gjoja bashkёpunimin e tatarёve me nazistёet gjatё kohёs qё ata pushtuan Krimenё mё 1941. Nё vitet 60-tё tatarёt u rehabilituan. Por kjo ёshtё edhe njё kёngё mjaft personale pёr humbjen e atdheut. Hidhёrimi pёr faktin, se ajo nuk ёshtё rritur nё Krime nё vendin e shtёrgjyshёrve tё saj.

Kiew Susana Jamaladinova Jamala ESC Vorentscheid
Jamala, fituesja e ESC 2016Fotografi: Reuters/V. Ogirenko

Nё prapaskenёn e ESC

"Artistёt i njohin shumё mirё tё gjithё", thotё Dave Goodman, kur nё drejton nё sallёn e artsitёve. "Ata janё kёtu prej disa ditёsh e edhe pёrpara Festivalit Europian (ESC) kanё performuar nё veprimtari tё ndryshme nё kuadёr tё tij". Goodman ёshtё zёdhёns i shtypit i EBU-sё (European Broadcasting Union), qё organizon kёtё festival. Secili kёtu e njeh atё, ai ёshtё miqёsor dhe dёgjon kёdo me vёmendje - sepse ai kujdeset jo vetёm pёr kontaktin me mediet, por edhe pёr delegacionet e artistёve dhe tё vendeve tё veҁanta. Pёr njё gjysmё ore nis prova gjenerale pёr spektaktlin e sё shtunёs, por Goodman ёshtё mjaft i qetё asgjё nuk ia cёnon atij ritmin e punёs.

Eurovision Song Contest in Stockholm Backstage-Lounge
Mjediset nё prapaskenёFotografi: DW/S. Wünsch

Nё seksionin e parapskenёs atmosfera ёshtё e tensionuar, por nё mёnyrё tё kёndshme. Pas portave tё garderobёs dёgjohet dikush qё kёndon, kёngёtarja bullgare Poli Genova stёrvit zёrin. Disa porta mё tej dikush tjetёr ushtron tonalitetin. Banda gjeorgjiane Young Georgian Lolitaz vjen drejt nesh me kitarrё, sapo tё grimuar dhe tё ujdisur pёr nё skenё. Polaku Michal Szpak telefonon, dikush nxiton drejt derёs sё hyrjes pёr tek delegacioni gjerman; unё nuk ia dal qё tё hedh njё vёshtrim atje.

Eurovision Song Contest in Stockholm Maske
Sallat e grimitFotografi: DW/S. Wünsch

Nё mes tё festivalit

Nё sallёn e grimit tё gjithё gradualisht janё bёrё gati pёr nё skenё dhe kamerat televizive janё pёrgatitur. Nё garderobё me shpejtёsi po hekuroset me avull manteli i kuq i Michael Szpakt, aty pranё ёshtё varur fustani i kandidates malteze Ira Losco. 6000 perla tё arta janё qendisur nё tё, thotё garderobierja, tre javё ёshtё punuar pёr kёtё fustan.

Njё pas tjetrit artistёt i thёrrasin nё skenё. Nis festivali, tё gjithё duhet tё shkojnё drejt skenёs. Nё mes tё turmёs sё artistёve qё vezullojnё ecim edhe ne, pёrmes korridoreve tё ngushta me dritё neoni, duke hipur e zbritur shkallё, kalojmё pranё valixhesh tё panumёrta me materiale, jastёk e personelit tё sigurisё. Goodman qendron para njё kalimi tjetёr tё errёt. "Kjo ёshtё ura e kalimit tё artistёve. Pёrmes saj kalojnё ata kur shkojnё nё sallё."

Eurovision Song Contest in Stockholm Francesca Michielin Italien
Skena me efekte dritashFotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen

Teknikё gjigante ndriҁimi

Ne kalojmё pёrmes kёsaj ure dhe futemi nё njё botё tjetёr. Arena Globe e Stkholmit ёshtё njё hemisferё gjigante, 85 metra e lartё me diametёr 110 metra. 16.000 spektatorё vёshtrojnё drejt njё skenё gjigante: 50 metra e gjerё, 32 metra e thellё dhe 15 metra e lartё.

E gjithё skena pёrbёhet nga njё teknikё ndriҁimi, edhe nё dysheme janё tё instaluara mijёra drita LED. Ka kuti ndriҁimi, mure LED transparentё, qё lёvizen lart e poshtё e janё tё programuar nё mёnyrё tё tillё, qё spektatori tё mos e shohё asnjёherё se ku pёrfundon skena. Dizenjatorёt e ndriҁimit ia kanё dalё qё pёr ҁdo kёngё tё krijojnё njё mjedis mё vete. Me pak pёrjashtime nё skenё nuk ka konstrukte, e gjithё skena pёrbёhёt nga drita dhe projeksione. Nё dysheme vezullojne shenja treguese me tё kuqe - qё shihen vetёm nga artistёt - nё mёnyrё qё gjithkush ta dijё se ku duhet tё shkojё.