1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukraina dominon Konferencën e Sigurisë në Mynih

Evropa ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

Ukraina, Ukraina dhe sërish Ukraina. Në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Mynih diskutimet i dominoi konflikti i atjeshëm. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, tha tani duhet vepruar. "Unë jam i bindur se do të ishte e papërgjegjshme që ta lëmë të na ikë shansi ndosjhta i fundit që kemi për të zbutur konfliktin. Zgjerimi dhe intensifikimi i tij do të ishte sipas mendimit tim një pasojë e hidhur, dhe për këtë arsye, dhe gjithashtu sepse ne e njohim pak rajonin jemi aq këmbëngulës ". - tha Steinmeier.

Gjermania është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj në rritje dhe to ta marrë përsipër atë së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë. Për këtë të mërkurën do të mbahet për Ukrainën një takim tjetër i nivelit të lartë në Minsk, u bë e njohur pak pas fjalimit Steinmeierit. Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministrat e Gjermanisë, të Francës, të Rusisë dhe të Ukrainës.

Mbështetje e plotë e Shteteve të Bashkuara

Evropa ka për këtë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara - tha sekretari ministri i Jashtëm amerikan John Kerry. "Më lejoni t'ju siguroj - nuk ka ndarje, nuk ka llogore mes nesh. Unë dëgjoj zëra që pretendojnë një gjë të tillë, por ne jemi duke punuar nga afër dhe në partneritet. Ne të gjithë besojmë se ky konflikt nuk mund të përfundohet me rrugë ushtarake. Ne jemi të angazhuar për një zgjidhje diplomatike. Por sa më shumë zgjatet kjo, aq më shumë degëzime merr dhe aq më shumë do të jemi të detyruar për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj."

Në samitin e së mërkurës së ardhshme, SHBA nuk do të jetë në tryezë. Megjithatë Kancelarja Merkel u nis sot për në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar edhe për mënyrat dhe rrugët për të dalë nga kriza në Ukrainë.