1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukrainë: Sipas sondazheve paszgjedhore Porshenko kryeson

Favoriti për president në zgjedhjet në Ukrainë Petro Poroshenko i fitoi sipas një sondazhi paszgjedhor zgjedhjet që në raundin e parë. Kurse Vitali Klitçko fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Kiev.

Sipas përllogaritjeve të publikuara të dielën në mbrëmje sipërmarrësi ka fituar rreth 56 për qind të votave dhe do të jetë presidenti i ri i Ukrainës.

Ish-kryeministrja dhe liderja e opozitës Julia Timoshenko fitoi vetëm 12.9 për qind të votave. Sondazhi paszgjedhor u krye nga tri institute sondazhi të Ukrainës.

Poroshenko tha se misioni i i tij i parë si president do të jetë që t'i japë fund kaosit dhe luftimeve në Ukrainë dhe të rivendosë paqen.

Poroshenko ishte i vetmi oligark i vendit që mbështeti që në fillim hapur lëvizjen pro evropiane në Maidan dhe ishte nga donatorët e saj më të rëndësishëm. Sipas një vlerësimi të revistës amerikane "Forbes" pasuria e "baronit të çokollatave", sikurse e quajnë Poroshenkon, shkon deri në rreth 1.3 miliardë euro.

Klitçko kryetar bashkie në Kiev

Ish-boksieri profesionist ukrainas Vitali Klitçko fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Kiev. Sipas rezultateve paraprake kampion i shumëfishtë botëror fitoi 57.4 për qind të votave.