1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ukrainë: Qetësi para stuhie në Donjeck

Pasi ushtria ukrainase ia ka dalë të rimarrë me sukses disa nga rajonet e marra nga separatistët, këta të fundit janë mbledhur në Donjeck. Qytetarët aty kanë frikë nga luftimet dhe duan paqe.

Donjeck është kthyer në një qytet të pushtuar: Papritur brenda një dite qyteti milionësh në rajonin industrial ukrainas u uzurpua nga burra të armatosur me uniforma maskimi. Mbi to emblema e republikës së shpallur nga separatistët "Republika e Donjeckut". Qytetarët e Donjeckut sillen me qetësi dhe vetëpërmbajtje. Por ka edhe nga ata, që e kanë braktisuar qytetin, sidomos pas mbledhjes në Donjeck të separatistëve të kthyer nga qytetet e rimarra nga forcat ukrainase. Në rrjetet sociale raportohet për zënie të konvikteve nga forcat separatiste. Sipas të dhënave të autoriteteve gjendja në Donjeck cilësohet si "stabilitet i tensionuar". Qytetarët këshillohen të mënjanojnë konfliktet me separatistët dhe të mënjanojnë vendet, ku mblidhen njerëz të armatosur.

Separatistët bëjnë betimin për Republikën e Donjeckut

Separatistët bëjnë betimin për Republikën e Donjeckut

Ushtri me rebelë

Një nga pikëmbledhjet është përfaqësia rajonale e shërbimit sekret ukrainas, SBU. Këtë ndërtesë separatistët e kanë kthyer në fortesën e tyre. "Ljudmila, që banon përballë saj, thotë për Deutsche Welle-n, se "prej kohësh aty ka pasur të armatosur e ky vend është me sa duket shtabi i tyre kryesor, por tani aty janë grumbulluar banda të tëra." Edhe shtëpitë përreth janë bllokuar, thotë ajo, dhe shihen shumë makina, që nuk kanë qenë më parë.

Ljudmila punon si mësuese në një shkollë përballë SBU-së. Ajo ka frikë se në rast luftimesh edhe shkolla e saj mund të vihet në shënjestër. "Ku të punoj unë, po qe se shkolla bombardohet?", ankohet Ljdumila. Nga qeveria rajonale ajo ndjehet e braktisur. "Ata e lejuan një gjendje të tillë. Ata ia liruan separatistëve edhe ndërtesën e përfaqësisë rajonale. Dhe ia mbathën të parët."

Frika nga shkatërrimet

Por vërtet ekziston rreziku i bombardimit të Donjeckut? Këtë pyetje e shtrojnë shumë qytetarë të këtij qyteti. Natën dëgjohen shpërthime të rënda. Luftime me artileri të rëndë, në afërsi të aeroportit dhe fshatit Karlivka. "Ushtria ukrainase qëllon sa tundet dheu dhe digjen fushat", rrëfen një fshatar i zonës, Andrej. Edhe ferma e tij në Karlivka u godit nga granatat. Për situatën aktuale ai bën përgjegjës presidentin Janukoviç, që braktisi vendin, por edhe oligarkët. Ata i nxisin njerëzit kundër njëri-tjetrit. Andrej nuk beson në një paqe të shpejtë, tani që separatistët janë grumbulluar në Donjeck. "Kundër tyre do të luftohet në zemër të qytetit. Këto luftime do të jenë më të përgjakshme dhe shkatërruese se në qytetet e vogla."

Ukraine-Krise Zerstörter Flughafen von Donezk

Aeroporti i shkatërruar i Donjeckut

Shpresa për zgjidhje paqësore

Frika nga luftimet e mundshme qëndron si një hije e rëndë mbi qytet, kjo kuptohet nga bisedat me qytetarët. Se si rritet tensioni dita-ditës, kjo duket në dyqanet e barrikaduara, zyrat e institucionet e mbyllura. Shumë njerëz punojnë në shtëpi, që të mos dalin në rrugë. Guvernatori i rajonit, Sergej Taruta, që i kryen punët nga qyteti bregdetar i Mariupolit bashkë me ekipin e tij, shpreson të mos ketë luftime. Ai shpreson në suksesin e negociatave. Qëllimi duhet të jetë që separatistët të largohen nga vendi në mënyrë paqësore. Në të njëjtën kohë, komandanti i gardës kombëtare ukrainase siguroi në televizonin e vendit se Donjecku nuk do të bombardohet.