1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë: Protestuesit pushtojnë Ministrinë e Drejtësisë

afp/dpa/dw/27 Janar 2014

Pas deklaratave se opozita është e gatshme të marrë përgjegjësi në qeverisjen e vendit, por s'i beson presidentit dhe do të vazhdojë protestat, protestuesit pushtuan duke u gdhirë dita e sotme Ministrinë e Drejtësisë.

https://p.dw.com/p/1AxLR
Fotografi: Reuters

Shpresa se protestat e dhunshme në Ukrainë do të merrnin fund shpejt dhe që kriza në Ukrainë do të zgjidhej me rrugë politike jetoi vetëm disa orë.

Protestues radikalë pushtuan duke u gdhirë dita e sotme Ministrinë e Drejtësisë. Ministrja Lukasch kërcënoi me shpalljen e gjendjess së jashtëzakonshme.

Vitali Klitschko u kërkoi protestuesve që të lirojnë ndërtesën dhe bëri sërish thirrje për një zgjidhje politike.

Në qendrën e ekspozitave "Shtëpia Ukrainase" në sheshin Evropa është dislokuar një kompani prej rreth qind policësh. Kjo ndërtesë është me rëndësi strategjike, sepse gjendet mes Sheshit të Pavarësisë, ku zhvillohen protestat paqësore dhe stadiumit Dinamo në rrugën Hrushevskoho. Aty po zhvillohen prej një jave përleshje në rrugë. Policët në "Shtëpinë Ukrainase" u sulmuan nga protestuesit me koktej molotov, u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime granatash tymuese. Në këtë mënyrë dhuna po afrohet tek Sheshi i Pavarësisë.

Proteste in der Ukraine
Fotografi: picture-alliance/dpa

Oferta e presidentit

Fillimisht u duk sikur në horizont po dukej një pikë kthese në konfliktin e acaruar. Të shtunën pasdite (25.01) tre liderët e opozitës u takuan me presidentin Viktor Janukoviç. Pas takimit u njoftua se kreu i shtetit ishte i gatshëm për lëshime të mëdha. Ai i propozoi opozitës të marrë pjesë në qeveri. Arsenij Jatsenjuk, kryetari i grupit parlamentar të partisë "Atdheu" mund të bëhej kryeministri i ri, thuhej në njoftimin e zyrës së presidentit. Vitali Klitschko e partisë UDAR mund të merrte postin e zëvendëskryeministrit. Një grup pune duhet të përgatisë amendamentet për ndryshimet kushtetuese për ta zhvendosur balancën e pushtetit në favor të qeverisë. Ligjet e diskutueshme që kufizojnë të drejtën për të demonstruar duhet të rishikohen. Gjithashtu sipas presidentit do të ishte i mundur edhe lirimi i aktivistëve të arrestuar më parë gjatë protestave.

Kiew Vitali Klitschko Opposition Ansprache
Fotografi: picture-alliance/dpa

Opozita nuk i pranon ofertat

Opozita nuk e pranoi kompromisin befasues të presidentit Janukoviç që të bëhet pjesë e qeverisë në Ukrainë dhe në shkëmbim të largohen mbështetësit e saj nga rruga Hrushovskoho. Opozita është e gatshme të marrë përgjegjësi për qeverisjen e vendit, por nuk i beson presidentit, tha Arsenij Jatsenjuk. Ne nuk e hedhim poshtë propozimin Janukoviçit, por ne gjithashtu e pranojmë atë, "tha Jatsenjuk në Kiev. Së pari Janukoviçi duhet të provojë se ai i ka seriozisht ato që thotë. Jatsenjuk tha se 28 janair është një ditë e rëndësishme, sepse të martën parlamenti për të diskutojë në një seancë të veçantë për rrugët për të dalë nga kriza politike. Opozita do të vazhdojë pra një herë për një herë protestat e saj.

"Ne nuk dorëzohemi. Ne jemi njerëz paqësorë që mbrojnë të drejtat dhe kërkesat e tyre," tha ish-kampioni i botës në boks Vitali Klitschko. Në Ukraina duhet të zhvillohen që këtë vit zgjedhje për ta zëvendësuar presidentin pro-rus, tha Klitschko.

Vitali Klitschko
Fotografi: picture-alliance/dpa

Demonstruesit duan t'i vazhdojnë protestat

Shumë vëzhgues mendojnë se propozimet e Janukoviçit mund të jenë një kurth dhe nuk duan t'u japin fund protestave. Presidenti ka në parlament një shumicë të madhe. Ai mund ta flakë në çdo kohë kryeministrin nga posti. Po sipas ofertës, edhe për ndryshimet kushtetuese duhet që së pari të diskutohet në një grup pune. Ka të njarë që Janukoviçi do vetëm ta përçajë opozitën për të fituar kohë, e paralajmërojnë opozitën vëzhguesit.

Protestuesit nuk duan të largohen në asnjë mënyrë nga qendra e Kievit. "Ne nuk largohemi prej këtu," i tha DW-së një i ri i mbuluar me maskë. Ai dhe shumë të tjerë që zhvillojnë prej ditësh përleshje me policinë në rrugën Hrushevskoho në zonën ku ndodhet ndërtesat qevertare, nuk duan të bëjnë kompromis. "Një javë më parë do ta kishin pranuar një zgjidhje tjetër," thotë ai, por pas vrasjes së demonstruesve nga plumbat e policisë kërkesa thelbësore është: Presidenti duhet të japë dorëheqjen.