1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainë - Gjermania dhe Franca rol kyç

Stephanie Höppner / Pandeli Pani3 Korrik 2014

Ka vetëm disa shtete anëtare që po luajnë rol politik në krizën në Ukrainë, si Gjermania dhe Franca. BE-ja është praktikisht jashtë loje.

https://p.dw.com/p/1CUhX
Fotografi: Reuters

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kolegët e tij nga Rusia, Ukraina dhe Franca takohen në Berlin. Çfarë mund të sjelljë një takim të tillë? "Kjo është një përpjekje për të shpëtuar rezultatet e armëpushimit në ndonjë lloj forme. Unë mendoj se vullneti në anën e Rusisë në këtë moment është më i madh se më parë. Nëse kjo do të ndihmojë që separatistët të qetësohen, kjo është një pyetje tjetër. Por koha për një marrëveshje është arritur, edhe nëse unë tani nuk kam shpresa të mëdha se ajo do të vërtetë funksionojë." - mendon Stefan Meister ekspert për politikën pranë Shoqatës Gjermane për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP), që merret kryesisht me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.

Sipas Meister separatistët e kanë përdorur kohën e armëpushimit për t'u armatosur më tej dhe ai beson "se as Rusia e as dikush tjetër nuk mund t'i kontrollojë separatistët krejtësisht. Rusia konstaton eksperti nuk është e gatëshme për ta mbyllur kufirin - gjë që mund ta bënte, "pra, të krijohet përshtypja se Rusia në fund të fundit nuk është me të vërtetë e gatshme për t'i dhënë fund këtij konflikti."

Në lidhje me dhënien fund të armëpushimin nga presidenti ukrainas Poroshenko Stefan Meister thotë se ky qe një hap që mund të kuptohet, pse presioni i brendshëm politik ndaj tij qe shumë i madh dhe se separatistët e përdorën në favor të tyre armëpushimin për t'u armatosur. Pra Poroshekos i duhej të reagonte.

Dr. Stefan Meister
Dr. Stefan MeisterFotografi: ECFR

Si hapa për një armëpushim tjetër Meister propozon mbylljen e kufijve me Rusinë në mënyrë që nga kufiri të mos hyjnë më luftëtarë dhe armë të hyjnë në Ukrainën lindore ose në Donbas. Më pas mund të flitet me separatistët për të diskutuar se si mund të largohen ata pa u ndëshkuar nga Ukraina, si mund të inkuadrohen në shtetin ukrainas apo të bisedohet për lirimin e postave kufitare.

Gjermania dhe Franca rol kyç

Ndërsa Polonia është jashtë procesit të ndërmjetësimit në konfliktin në Ukranë, Gjermania dhe Franca kanë një rol të rëndësishëm, sepse të dy shtetet e dinë se sa e rëndëshime është zgjidhja e kësaj krize për sigurinë evropiane.

Sa u përket sanksioneve ndaj Rusisë me të cilat BE-ja ka kohë që po kërcënon, Stefan Meister mendon "se nëse sanskonet nuk janë miratuar ende, pyetja është, nëse ka tani ndonjë arsye, për miratimin e tyre. Rusia bën atë që bën dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Kam frikë se kjo kërcënimet për shqiptimin e sanksioneve, do të mbeten kërcënimet mbeten. Unë jam shumë skeptik në lidhje me zbatimin e sanksioneve më të ashpra. Ne e shohim se BE-ja nuk luan praktikisht asnjë rol. Ka vetëm disa shtete anëtare që po luajnë rol politik në këtë krizë. BE-ja është praktikisht jashtë loje.