1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

UEFA vendos sot në cilin vend do të luhet Kampionati Evropian 2016

Bota evropiane e futbollit shikon sot me tension nga Gjeneva. Lidhja e Shoqatave Evropiane të Futbollit UEFA vendos sot për vendin ku do të zhvillohet Kampionati Evropian 2016.

UEFA vendos sot në cilin vend do të luhet Kampionati Evropian 2016

UEFA vendos sot në cilin vend do të luhet Kampionati Evropian 2016

Kandidatë janë Franca, Italia dhe Turqia. Norvegjia dhe Suedia e tërhoqën kandidimin e tyre të përbashkët në fund të vitit 2009. Në Kampionatin Evropian do të marrin pjesë për herë të parë 24 ekipe në vend të 16 sa janë deri tani. Do të luhet në gjashtë grupe katërshe dhe për në gjashtëmbëdhjetëshe kualifikohen dy më të mirët e grupit dhe katër vendet e treta më të mira. Nga ky çast vazhdohet me sistem eliminimi. Koha e kampionatit zgjatet nga tani tri në katër javë. Vendi mikpritës kualifikohet automatikisht për në raundin përfundimtar në verë të 2016-ës. 23 vendet e tjera përcaktohen nga gushti 2014 deri në nëntor 2015 në disa grupe eliminatore.

Turqia

Turqia do të investojë gjithsej 920 milionë euro në stadiume të reja. Kostot përballohen tërësisht nga shteti turk. Dy arena do të jenë në Stamboll, gjashtë stadiume ndërtohen krejtësisht të reja. Arena të reja do të ketë në Ankara, Izmir, Bursë, Konjë, Eskishehir dhe Antaljë. Ndeshja e hapjes dhe ajo finale do të zhvillohen në stadiumin olimpik Ataturk, i cili gjatë Kampionatit Evropian do t'iu ofrojë vende 83.000 shikuesve. Turqia është për të tretën herë kandidat. Në 2008-ën ajo dështoi bashkë me Greqinë dhe fituan Zvicra me Austrinë, në 2012-ën Evropiani do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Përgatitjet për Kampionatin Evrpian 2012 në Poloni

Përgatitjet për Kampionatin Evrpian 2012 në Poloni

Italia

Në Itali qeveria do të investojë për Kampionatin Evropian me ndihmën e sipërmarrjeve private rreth 700 milionë euro. 350 milionë do të shërbejnë për rinovimin e arenave të vjetra, ndërsa 335 milionë janë parashikuar për ndërtimin e stadiumeve të reja në Torino, Kaljari dhe Palermo. Gjithsej kandidojnë 12 qytete për zhvillimin e ndeshjeve. Aktualisht shumë stadiume italiane nuk i përmbushin kriteret e kërkuara nga UEFA. Këto parashikojnë ndër të tjera një hapësirë të madhe për veprimtari përreth arenave. Që prej Kampionatit Botëror në vitin 1990 Italia ka investuar pak në modernizimin e arenave të saj. 16 nga 20 mjediset sportive të kategorisë së parë janë mesatarisht 67 vjeçare. Tani për tani vetëm stadiumet në Milano, Romë dhe Torino i plotësojnë standarded ndërkombëtare. Italia ka qenë në 1968-ën dhe në 1980-ën organizatore kampionatesh evropiane.

Franca

18 vjet pas Kampionatit Botëror në vendin e saj, i cili përfundoi me triumfin e madh në Stade de France, Franca shpreson për një ngjarje tjetër të madhe futbolli.

Shteti do ta mbështesë kandidaturën për Evropianin me 100 milionë euro. Paratë do të investohen për rindërtimin dhe rinovimin e stadiumeve. Para së gjithash do të përmirësohet gjendja e stadiumeve të e Kampionatit Botëror të 1998-ës. Përveç kësaj do të ketë projekte të reja në Lion, Lilë dhe Strasburg. Stade de France në Paris me vend për 80.000 shikues konsiderohet aktualisht si arena e vetme me standarde për një Kampionat Evropian. Si vende të mundshme për zhvillimin e ndeshjeve konsiderohen Nica, Marseja, Tuluza, Bordoja, Sent-Etieni, Lioni, Lila, Lensi, Strasburgu, Nansija dhe Parisi (Parku i Princërve dhe Stade de France). Francezët kanë qenë në 1960-ën dhe në 1984-ën organizatorë të Kampionatit Evropian.

Autor: Arnulf Boettcher/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 28.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NbJR
  • Data 28.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NbJR