1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

UEFA hetim ndaj Kroacisë

Spanja dhe Italia gëzojnë për fitoret dhe kalimin në raundin tjetër të EURO 2016, kurse Kroacia mund të përballet me gjoba drastike nga UEFA.

UEFA inicion të premten (18.06) një hetim për rastin e Kroacisë pas sjelljes skandaloze të tifozëve. Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së Çekisë në Shën Etienne u ndërpre në minutën e 86-të, sepse tifozët kroatë hodhën fishekzjarre në fushë. Përveç kësaj, ka pasur përleshje midis tifozëve në tribunë. Federata Kroate e Futbollit mund të dënohet nga UEFA me masa drakonike.

Putin shpreh dyshime

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dënuar përleshjet e përgjakshme të Marsejës gjatë Kampionatit Evropian, duke i quajtur si turp, por në të njëjtën kohë ka shprehur dyshime në lidhje me fajin e bashkatdhetarëve të tij. Putin tha të premten në Shën Petersburg se me të vërtetë nuk e kuptonte se si 200 tifozë rusë mund të kenë tronditur mijëra tifozë anglezë. Për shkak të trazirave në stadium janë arrestuar 43 qytetarë rusë dhe 20 prej tyre do të ekstradohen gjatë të shtunës.

Spanja dhe Italia kalojnë në raundin e dytë

Kampionia e Evropës, Spanja kaloi pa probleme në raundin e dytë të Kampionatit Evropian në Francë. Në ndeshjen e dytë të Grupit D, Furia Roja fitoi në Nicë 3: 0 kundër Turqisë. Golat i shënuan Alvaro Morata në minutën e 34 dhe të 48-të dhe Nolito në minutën e 37-të. Kurse Turqia rrezikon të skualifikohet pasi ekipi turk ka pësuar humbjen e dytë në ndeshjen e dytë.

Kampionia katërherëshe e botës, Italia është kualifikuar para kohe për fazën e dytë të Kampionatit Evropian në Francë. Italia fitoi kundër ekipit të Suedisë përreth superstarit Zllatan Ibrahimovic në ndeshjet e Grupit E në Tuluzë 1: 0. Golin e fitores e shënoi në minutën e 88 Eder dhe Italia ka tani gjashtë pikë. Suedezët kanë vetëm një pikë dhe rrezikohen po ashtu të skualifikohen që në raundin e parë.