1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Udhëtimi vazhdon - Papa Benedikt i XVI viziton Nazaretin

Ditën e parafundit e vizitës së tij në Vendin e Shenjtë, Papa Benedikt XVI e kaloi me mbajtjen e një meshe në Nazaret. Ai do të zhvillojë edhe një vizitë në Kështjellën Franciskane të Nazaretit dhe do takojë Netanjahun.

Papa në Nazaret

Ardhja e Papës në Nazaret, është një ngjarje historike. Këtu ka jetuar Jezusi.

Dje në mbrëmje, më 13 maj, rreth orës 21. Në një shesh të betonuar në mes të qendrës së Nazaretit, shesh i cili përdoret zakonisht për të luajtur basketboll, rreth 40 instrumentistë gajdesh dhe trompetash përgatiten për vizitën e Papës. Të krishterët e rinj arabë janë skautistë dhe do të dalin sot të kërkojnë për të gjetur Benediktin XVI, kur të mbërrijë në të ashtuquajturin "Mal i greminave", ku pritet të mbahet mesha me rresh 30 mijë vetë, dhe prej nga ai do të largohet sërish prej Sheshit për në Katedralen e Nazaretit.

Qyteti i Nazaretit ka rreth 65 mijë banorë. Njëra gjysmë janë të krishterë, të tjerët myslimanë. Njëri prej tyre është Audimaini. Ai është pronar i një kioske: "Që vjen Papa, mua më duket gjë e mirë. Unë jam optimist. Në fund të fundit ai është njëri prej udhëheqësve të mëdhenj fetarë, që flet për gjëra të rëndësishme. Dhe veç kësaj këtu vijnë me këtë rast shumë njerëz. Kjo është e mirë për biznesin. Hotelet dhe restorantet pëfitojnë. Qyteti është me të vërtetë aktiv."

Papa Benedikt i XVI viziton Nazaretin

Papa Benedikt i XVI viziton Nazaretin

Papunësia në Nazaret është e lartë në të gjitha shtresat e popullatës. Të paktën 20 pvrqind e të rinjve nuk kanë punë. Ahmedi ndodhet i ulur me katër, pesë shokë në një mur të vogël pranë një kryqëzimi rruge. Edhe atij i pëlqen ardhja e Papës në Nazaret: "Po qe për mua, ai mund të vijë më shpesh. Për vizitën e tij ne pastruam gjithë qytetin. Ishte vërtet punë e rëndë."

Tri shtëpi më tej ndodhet një ëmbëltore me një furrë të vogël. Bukëpjekësi, i cili është njëkohësisht edhe shitës, po bën pushim. "Që Papa vjen në Nazaret, kjo është një ngjarje historike. Këtu ka jetuar Jezusi. Nazareti është një qytet i bashkëjetesës. Ne natyrisht shpresojmë, që gjithçka të mbetet këtu në paqe. Sidoqoftë, ne jemi përgatitur mirë."

Papa Benedikt XVI mban një meshë në Nazaret.

Ditën e parafundit e vizitës së tij në Vendin e Shenjtë, Papa Benedikt XVI e kaloi me mbajtjen e një meshe në Nazaret.

Qytet i bashkëjetesës? Çfarë kuptimi ka kjo në Nazaret? A ekziston një lloj bashkëpunimi i të dyja bashkësive fetare? Të rinjtë thonë se po. Bashkëpunimi është i mirë, sepse grupet interesohen për njëra tjetrën, thonë ata. Njerëzit duan të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin.

Autor: Volfgang Kyper / Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpmA
  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HpmA